Dritëhijet e Angela Merkel, gruaja që shpëtoi Europën nga rrënimi

0
214

Revista amerikane “Forbes” e ka paraqitur si “Gruaja më e fuqishme në botë”. Nuk e ka krejtësisht gabim. Angela Dorothea Merkel drejton nga viti 2005 Gjermaninë dhe sidomos nëpërmjet asaj që vetë ajo e ka quajtur “Kriza më e keqe për Gjermaninë pas Luftës së Dytë Botërore”. Por Kancelarja gjermane nuk është vetëm “Një grua e hekurt”, siç tha për të Presidenti amerikan Barack Obama. Në këto vite ka ditur ta lidhë një linjë politike jofleksibël me një vizion komplesiv të gjërave që pak e kanë pasur, duke mos shikuar vetëm nga Berlini, por nga e gjithë bota. Më pragmatiste se tjetër “Vogëlushja”, siç e quante Helmut Kohl, është gati për ta tragetuar Gjermaninë dhe Europën jashtë nga kriza. E lindur në vitin 1954 në Hamburg, Merkel ka një formim rigoroz. Bijë e një pastori luteran dhe e një mësueseje, Angela studion Fizikë në Lajpcig dhe Kimi në Berlin-Adlershof, për të vazhduar më pas rrugën e saj akademike në kërkimet lidhur me kiminë kuantike.

Më shumë se të mendojë për t’u argëtuar si bashkëmoshatarët, Angela studion shumë dhe jeton në mënyrë veçanërisht intensive raportin e saj me rënien e Murit të Berlinit, duke qenë se i afrohet Partisë së Rizgjimit Demokratik, i së cilës është zëdhënësja. Kohl tha pikërisht se kjo natyrë ndaj kushtimit dhe lodhjes është nxjerrë nga fëmijëria e jetuar në fshatin berlinez, në Templin. Falë Rizgjimit Demokratik, politika i pëlqen dhe fiton avantazh ndaj pjesës tjetër. Afrohet në bankat e shkollës dhe përbën një miksturë përvojash transversale, të pajisur me influenca të të dyja Gjermanive. Pastaj futet në CDU dhe kjo është kthesa e parë.

Merkeli duket e person i butë, por në fakt ajo është tepër ambicioze: Në vitin 1999, kur Merkel ishte ende në hapat e parë në politikë, ajo dha kontributin e saj në dhënien fund të karrierë politike të kancelarit Helmut Kohl që qëndroi për një kohë të gjatë, pra la mënjanë personin që e ndihmoi atë të bëhej e njohur në sytë e publikut. Brenda pak muajsh, Merkel, u zgjodh kryetare e Partisë. Kohl tashmë ishte pjesë e historisë.

Merkel flet rusisht, gjë që e ndihmon në marrëveshjet e saj me Putin: Ndryshe nga miliona persona të tjerë që u drejtuan nga perëndimi, babai i Merkelit e zhvendosi familjen e tij në lindje. Si rezultat i kësaj, Merkel është një folëse e shkëlqyer e rusishtes, duke i dhënë asaj një pozitë të veçantë në marrëdhëniet me Vladimir Putin.

Merkel i urren qentë:

Gjatë bisedimeve me Putin në vitin 2007, Presidenti rus solli një qen në dhomën e takimit.

Merkel është shumë e frikësuar nga qentë. Disa sugjeruan se sjellja e qenit ishte bërë me qëllim për ta vënë në siklet kancelaren. Por ja si u përgjigj Merkel: “Unë e kuptoj pse e bëri ai këtë – për të treguar që është burrë. Ai është i frikësuar nga dobësitë e veta. Rusia nuk ka asgjë, as politikë e as ekonomi të suksesshme”.

Ajo është si Obama:

Merkel është e ngjashme me Obamën në profilin politik – ata të dy shihen si të ulët në ideologji, por shumë efektivë në zgjidhjen e problemeve, edhe nëse administratat e tyre kanë përleshje mbi politikën ekonomike. Obama dhe Merkel janë si dy “vrasës” në të njëjtën dhomë. Nuk është e nevojshme që ata të flasin, të dy janë të qetë, të dy janë “vrasës”. Për javë me radhë ndërmjet vitit 2011-2012, kishte një lumë kritikash nga amerikanët për politikën gjermane në lidhje me krizën e euro-zonës. Dhe mes Merkelit dhe Obamës nuk kishte kontakte. Ajo kërkonte bisedime, por një telefonatë nga Shtëpia e Bardhë nuk erdhi kurrë. Benjamin Rhodes, zëvendës këshilltari për sigurinë kombëtare i Obamës tha se Presidenti Obama mendon se nuk ka asnjë lider tjetër me të cilin të ketë punuar më afër se sa me të.

Merkel impresionon liderët e tjerë botërorë: Pavarësisht se me një imazh disi si të trishtuar, Merkel duket se është një person ‘i thatë’ në privatësi. Ashtu si Nëna Mbretëreshë e Mbretërisë së Bashkuar, ajo është një fanse e madhe e përshtypjeve. Në bisedat e paregjistruara me gazetarët gjermanë, ajo rithotë të gjitha bisedat që ka bërë me udhëheqësit e tjerë botërorë, duke i imituar ata. Objektivët e saj kryesorë kanë qenë Kohl, Putin, Mbreti Abdullah i Arabisë Saudite, ishPapa Benedikti i 16 etj. Pas një takimi me Nicolas Sarkozy, presidentin francez, gjatë krizës së euros, ajo i tha një grupi gazetarësh se këmba e Sarkozisë dridhej me nervozizëm gjithë kohës.

Merkel kërkon të dijë pse nuk ka Facebook gjerman: Merkel është shumë e shqetësuar për inovacionin në Gjermani, që nuk ka prodhuar as një rrjet social si Facebook, apo Amazon.

Arsye dhe rregull

Janë këto dy karakteristikat themelore të Merkel, e cila gjatë gjithë këtyre viteve është krahasuar shumë herë me Margaret Thatcher për forcën e saj shtytëse, pragmatiste dhe reformiste. Është një politikë e çuditshme dhe e vështirë për t’u deshifruar duke përdorur vetëm fjalorin politik. Për të thuhet se sfida më e madhe është gjithmonë ajo e radhës dhe, në këtë rast, është ajo e ka kthyer Gjermaninë në vendin e parë të Europës. Me rastin e vizitës së saj në Tiranë, gazeta “Tirana Obsever” riboton sot në një speciale 50 fakte të rralla nga jeta e kancelares Merkel.

1. Angela Dorothea Kasner u lind në Hamburg më 1954, por familja e saj më vonë lëvizi në Gjermaninë Lindore, Angela u rrit atje.

2. Ajo është më e madhja e tre fëmijëve, e vëllait Marcus dhe motrës Irene.

3. Merkel është martuar dy herë, martesa e saj në 1977-n me një student fizike përfundoi në 1982-shin, ndërsa bashkëshorti i dytë është një profesor i kimisë kuantike, Joachim Sauer.

4. Angela Merkel nuk ka fëmijë, por bashkëshorti i saj aktual ka dy djem të rritur nga një martesë e mëparshme.

5. Ajo është e njohur për mospëlqimin e qenve.

6. Kur studionte, ishte e njohur për mësimin e menjëhershëm të gjuhëve të huaja, madje është vlerësuar me çmim për rusishten, ndoshta e trashëguar kjo aftësi nga nëna e saj që ishte mësuese gjuhe.

7. Pseudonimi i saj në vajzëri ka qenë “Kasi”, prej mbiemrit të saj së vajzërisë Kasner.

8. Kancelarja ka pranuar se ende ha ushqime të Gjermanisë Lindore, si supa Soljanka, e bërë me salsiçe dhe lëng turshi. “Ndoshta më ka mbetur zakon nga periudha komuniste, kur këtë supë e përdornim shpesh në Gjermaninë Lindore”, – është shprehur Merkel për revistat e huaja.

9. Veshjet e saj kanë një ngjyrë të ndryshme çdo herë, por stili është i njëjtë, xhaketë dhe pantallona.

10. Merkel është e njohur për ekspresionet e shumta të fytyrës.

11. Është e gjatë 165 centimetra.

12. I pëlqen shumë të gatuajë për bashkëshortin e saj, madje gjëja e parë që bën në mëngjes është përgatitja e mëngjesit për bashkëshortin e saj.

13. Ushqimi i preferuar është supë patatesh dhe eskallop.

14. Një ndër gjërat që i pëlqen shumë, janë ecjet e gjata në natyrë.

15. Nuk dëshiron të jetojë në ndonjë qytet të madh, pasi mendon se është shumë i zënë për të.

16. Nuk do të shkëputet nga jeta “normale”, nga gjërat që bëjnë njerëzit që nuk janë në pozitat e saj.

17. Merkel ndjek ndeshje futbolli të ekipit kombëtar të Gjermanisë dhe gjithashtu është pjesëtare e një klubi futbolli gjerman.

18. Angela Merkel mban ende mbiemrin nga martesa e saj e parë.

19. Një nga ngjyrat që vesh me shpesh është bluja dhe nuancat e saj.

20. Kur del për të ecur me një veshje sportive i pëlqen të mbajë kapele.

21. Buzëkuqi i saj është gjithmonë në nuanca natyrale.

22. Nëse do të kishte mundësinë të zgjidhte se ku do të zgjohej në mëngjes, Angela Merkel do të zgjidhte Gjermaninë Lindore, vendin ku është rritur.

23. Ajo ka deklaruar se nuk bën festa darke në shtëpinë e saj, por do t’i pëlqente të ftonte për darkë menaxherin e skuadrës kombëtare të futbollit spanjoll.

24. Gjërat që ajo i bën me siguri dhe ndihet mirë janë: ngjitja në mal, gatimi dhe e qeshura.

25. Merkel i trembet vetëm një gjëje, të mbetet e pambrojtur në ndonjë stuhi.

26. Ëndrra e saj politike është që Gjermania dhe Evropa të jenë të qëndrueshme, të suksesshme dhe partnere të mira për botën.

27. Filmi i saj i preferuar është “Out of Africa”.

28. Si çdo gjerman tjetër, birra është ndër pijet e saj të preferuara.

29. Telefonat e saj janë të thjeshtë dhe të një teknologjie të vjetërsuar.

30. Makinën e saj “Golf” e publikoi në “eBay” për ta shitur me një çmim që fillonte nga 10 000 euro.

32. Babai i saj Horst Kasner ishte pastor luterian (i besimit protestant), ndërsa e ëma mësuese anglishteje.

33. Në vitin 1982 Angela Merkel u martua për herë të parë me studentin e fizikës Ulrich Merkel, me të cilin u divorcua pas pesë vitesh. Ajo vendosi të mbante mbiemrin e tij.

34. Në vitin 1998 – Merkel u martuar për herë të dytë me kimistin Joachim Sauer.

35. Në vitin 1999 – Merkel shkroi një letër në hapur, e botuar në faqe të parë të gazetës Frankfurter Allgemeine ku u bënte thirrje kristian- demokratëve të rivotonin Helmut Kohl

36. Në vitin 2005 – Merkel bëhet kancelaria e parë femër e Gjermanisë dhe e para nga Gjermania Lindore që merrte këtë post.

37. Në vitin 2009, duke shpëtuar Europën nga kriza financiare dhe duke u bërë lidere e Europës, Merkel rizgjidhet si kancelare.

38. Merkel kërkon të dijë pse nuk ka Facebook gjerman: Merkel është shumë e shqetësuar për inovacionin në Gjermani, që nuk ka prodhuar as një rrjet social si Facebook, apo Amazon.

39. Angela Merkel nga gazetarët britanikë është cilësuar si ish-kryeministrja e Britanisë së Madhe, Margaret Thatcher.

40. Madje ata e cilësojnë Merkel me të njëjtin pseudonim si Thatcher, duke e quajtur “Gruaja e hekurt” gjermane.

41. Nga ana tjetër disa media italiane, spanjolle dhe greke (vende të përfshira në krizën ekonomike) e kanë në qendër të akuzave Merkelin. Sipas tyre Merkel po e pushton Europën me anë të ekonomisë.

42. Angela Merkel është vetëm kancelaria më e re në moshë në historinë e Gjermanisë së pas Luftës së Dytë Botërore.

43. Ajo nuk është vetëm kancelaria e para që vjen nga Gjermania Lindore, por edhe para kancelare që njeh shkencat e natyrës. Paraardhësit e saj i takonin fushave të tilla si drejtësi, ekonomi, histori, etj.

44. Angela Merkel ka qenë gjithë e para nga revista ‘Forbes” lidhur me renditjen e 100 femrave më të fuqishme në botë. Pak herë e kaluar Hillary Clinton.

45. Lidhur me renditjen e “Forbes”, Merkel është gjithnjë në tre vendet e para kur renditen njerëzit më të fuqishëm në botë. Po në tre vendet e para e fut gjithnjë edhe revista “Time”.

46. Në krizën ekonomike dhe financiare të Europës, Merkeli është kthyer në një figurë simbolike të shpëtimit të euros. Jo vetëm Gjermania, por edhe Europa duhet të dalë më e fortë nga kriza, ka thënë Merkel.

47. Por Merkel ka vënë vulën e saj edhe në transformimin e CDU-së. Fillimisht ajo kishte shumë konkurrentë në CDU. Ata ose u dorëzuan, ose u margjinalizuan, ose u rrëzuan për shkak të aferave të ndryshme. Për Merkelin mungesa e besnikërisë dhe shfaqja e dobësisë politike janë kritere të qarta të nxjerrjes jashtë loje. Politika ka nevojë për pushtet. Këtë ajo e përdor për të ndryshuar shumë elementë programatikë, duke e çuar kështu CDU-në më afër qendrës së spektrit politik.

48. Temat si detyrimi ushtarak, energjia bërthamore dhe modeli i një familjeje klasike, ishin dikur bërthama e bindjeve kristiandemokrate. Merkeli e ndryshoi këtë, në vitin 2011 me daljen e Gjermanisë nga energjia bërthamore.

49. Merkel është tifoze e operës – çdo vit merr pjesë në premierën e Deutsche Oper – dhe e natyrës, Angela duket se është saktësisht e kundërta e paraardhësit të saj Gerhard Schröder, ndoshta shumë e prirur ndaj kënaqësive të jetës.

50. Si përfundim Angela Merkel është zëri femëror më i lartë dhe më me influencë në skenën politike të Europës dhe konsiderohet si njeriu më i fuqishëm në Europë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here