“Dancing With The Stars” vs “Dance With Me”/ Flet Alketa Vejsiu: S’ka konkurencë…

0
174

Një luftë e ftohtë! Padyshim ky është termi i duhur për të përshkruar konkurencën midis programeve televizive ditëve të sotme. Sidomos atyre të të njëjtit format.

Në sezonin e ri televiziv, pritet të rikthehen për publikun pas disa vitesh, “Dancing With The Stars” dhe “Dance With Me”. Programet e kërcimit, ku konkurentë do të jenë artistë të njohur nga të gjitha fushat, duke vënë përballë edhe një herë konkurentët e përjetshëm Top Channel dhe Klan.

Dy ditë më parë e ftuar në pre-festën e koncertit të Noizyt, Alketa Vejsiu nuk hezitoi të përgjigjej për mikrofonin e Prive.

E pyetur nga gazetari në lidhje me ethet e konkurencës, moderatorja dukej shumë e sigurt, teksa u shpreh se ato programe janë si dy bebe për të, pasi i ka prezantuar të dy.

 “E di pse nuk e ndjej. Se i kam prezantuar të dyja si formate, kështu i quaj të dyja bebet e mia. Dhe i dua të dyja njësoj. Dhe më vjen mirë që për audiencën të ketë cilësi, argëtim cilësor. Kështu ata janë kolegë që punojnë në të njëjtën industri. Të bëjnë një gjë të bukur. Publiku shqiptar të kënaqet dhe të argëtohet. S’ka xhelozi për mua, s’ka konkurencë. Kush bën gjëra të mira i jap dorën,”-u shpreh Vejsiu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here