Mesazhi i ndjerë i Flor Mumajesit për mamanë e tij

0
150

Një ndër këngëtarët dhe kantautorët më të famshëm në Shqipëri dhe jashtë saj, Flori Mumajesi ditën e sotme feston ditëlindjen e tij, i cili mbush plot 39 vite.

Përmes një postimi në llogarinë e tij personale Instagram, ka kujtuar nënën e tij të ndjerë, ndërsa prek me fjalët, këngëtari zbulon përmes këtij postimi, se e ka humbur atë në ditën e lindjes së tij ndërsa thotë se “nuk e di a është më ditëlindja ime në datën 23”.

“Nëpërmjet muzikës kam ndarë ndër vite copëza shpirti, prej kohësh nuk e bëj më, mbase prandaj e ndjeva kaq të nevojshme ta ndaja edhe aq shpirt sa më ka mbetur me këtë foto dhe pikërisht sot! Sot u zgjova djersitur dhe sa bëra të çohem nga krevati më erdhi era Loke, era mushe, era mam, era që më ka rritur, era jetë, era që vdisja ta nuhasja duke zhytur kokën në qafë, era më e mirë në botë. Më mungon është pak ta them, çdo ditë të kam para syve si luftove duke më shtrënguar dorën deri në frymën e fundit. Asnjë urim s’ma mbush dot shpirtin kur s’e kam një telefonatë nga ty, një mesazh! Më ike ditën që më linde mushe, nuk e di a është më ditëlindja ime në datën 23″, ka shkruar ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here