Andresa Ambrosio është prej vitesh pjesë e pandashme e të dielës.
Bukuroshja braziliane është kumbarë e “Telebingo Shqiptare”, duke sjellë kësisoj gëzim në familjet shqiptare.
Vera nuk e ka gjetur vetëm Andresa-n, por me një bebe që rritet brenda saj.
Lajmin e ëmbël e ka bërë me dije vetë ajo, teksa transmetohej “E diela shqiptare”.
Në puntatën e sotme, ajo u shfaq me një fustan të gjerë së fundmi, ku dukej qartazi barku i rrumbullakosur.
Madje, një telefonueee nuk ngurroi ta pyeste Andresa-n nëse është shtatzënë.
“Zonja ka të drejtë”, i tha Andresa- Arditit.
Ky i fundit nxitoi ta përqafojë me shumë dashuri.
Kujtojmë se Andresa është në lidhje prej shumë vitesh me një djalë italian të quajtur Mirko.