24 vjet nga vdekja e Lady Dianës, dyshimet për atentat dhe prapaskenat e aksidentit në Paris

0
291

Sot shënohen 24 vite nga dita kur Princeshë Diana ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik. Më 31 gusht 1997, disa paparacë ishin duke ndjekur me motor makinën ku udhëtonte ish-bashkëshortja e princit Charles dhe Dodi Fayed.Bodyguardi i Dianës shpëtoi me dëmtime minimale kurse Diana ndërroi jetë pasi u transportua në spitalin La Pitie-Salpetriere.

Njerëz nga e gjithë bota shprehën ngushëllimet e tyre duke vendosur lule jashtë Kensington Palace, ndërsa funerali i Princeshës më 6 shtator 2017 u transmetua në gjithë botën.

Princesha e Uellsit ishte gruaja e parë e Charles, Princit të Uellsit dhe djalit  më të madh të  Mbretëreshës Elizabeth II, njëkohësisht dhe trashëgimtari i parë për fronin. Diana u divorcua nga Charles në 1996, por mediat nuk e lanë të qetë duke e ndjekur kudo.

Një hetim prej 832 faqesh u bë nga autoritetet franceze mbi aksidentin dhe faji ra mbi shoferin. U deshën tre vite që të përfundonte hetimi Paget.

Rezultati i hetimit nuk e kënaqi babanë e Dodit, Mohamed, i cili pretendoi se djali i tij ishte vrarë. Sipas Mohamed Al Fayette, aksidenti u organizua nga MI6 ne bashkëpunim me familjen mbretërore britanike. Këto pretendime nuk u vërtetuan kurrë por kundërshtime erdhën dhe nga 70% e vendit, që besonin se Diana ishte vrarë.

Pati dhe thashetheme se Diana ishte shtatzënë me fëmijën e Dodit dhe se çifti synonte të fejohej së shpejti, por analizat e gjakut i hodhën poshtë dyshimet. Asnjë akuzë nuk u ngrit për paparacët që ndiqnin makinën e Princeshës por sjellja e shtypit u vu nën kontroll dhe  në dhjetor kodi mbi mediat britanike u bë më i rreptë.

Këtë vit në nder të ditëlindjes së 60-të Princeshë Dianës, në kopshtin e “Kensington Palace Gardens” u vendos një përmendore, e cila u inagurua nga dy djemtë e saj: Ëilliam dhe Harry.

Kopshti, i cili ishte i preferuari i princeshës, është zbukuruar me 4.000 lule dhe përfshirë edhe ato “forget-me-nots”, të cilat ishin të preferuarat e Dianës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here