Dashuria në distancë, si të mbani gjallë pasionin mes çiftit

0
258

Edhe pse shumë kilometra larg nga njëri-tjetri, përsëri lidhja mund të jetë intriguese: ja disa sugjerime të vogla për të pasur takime me nivel të lartë joshjeje

Distanca sigurisht që nuk i ndihmon raportet në çift, sidomos kur momentet për të kaluar së bashku janë shumë të shkurtra. Të mbash flakën e pasionit ndezur nuk është e vështirë, mjafton të dish të luash me joshjen. Edhe pse i dashuri është diku tjetër, ne mund të përfitojmë nga kjo kohë për të ndezur dëshirën, mjafton ta menaxhojmë situatën me lehtësi dhe të përdorim disa dinakëri të vogla: ja se si të veproni.

Përgjithësisht distanca të largon, por mund të përdoret edhe për të rritur dëshirën për t?u takuar sa më shpejt: ja disa sugjerime të vogla për të ndezur dëshirën.

Mesazhet: “Telefoni, zëri yt”, thoshte një spot i vjetër televiziv. Por sot mund të themi: “Telefoni, mesazhet tona”. E ku ka më mirë se bisedat pikante nëpërmjet whatsapp, mbase edhe me imazhe që ndezin fantazinë? Por bëni kujdes: në këto raste nuk mund të lini telefonin kudo, sepse mund të ishte e turpshme.

Më pak është më shumë: Djemtë dhe vajzat janë të ndryshëm dhe këtë e dimë mirë. Ne vajzat preferojmë bisedat e gjata dhe plot me ndjenja, djemtë preferojnë bisedat e shkurtra me fjalët më të duhura. Por cila është këshilla? Hiqni dorë nga mesazhet e pafundme dhe telefonatat e gjata, përpiquni ta joshni edhe kur kilometrat ju ndajnë.

Surprizë! Të qenit e parashikueshme nga një anë është mirë sepse partnerët tanë ndjehen të sigurtë, por nga ana tjetër ka gjasa të biesh në rutinë dhe nxit dëshirën për t?i dhënë fund. Atëherë le të provojmë ta surprizojmë partnerin tonë me një mesazh jashtë orarit, një disk i ardhur pa nënshkrim por me ndonjë detaj që vetëm ne e dimë (dhe mund ta njohim), një rezervim në restorant për t?u takuar: ska gjë më të bukur se të ndjehesh e dëshiruar dhe në qendër të vëmendjes nga partneri, dhe fundi sigurisht që do të jetë mahnitës!

Nevoja për liri: Jemi të tillë që edhe nëse disa gjëra nuk na pëlqejnë, përsëri nuk arrijmë ta bëjmë ta kuptojë se sa xheloz jemi për të. Por skenat e xhelozisë jo vetëm që nuk na ndihmojnë, por na mbyllin në vetvete; kështu që më mirë të ulni armët dhe të filloni ta dëgjoni. Nëse ai  thotë se ka takuar disa njerëz interesantë, duhet të përpiqemi të jemi empatike dhe të lumtura për takimet e tij të reja. Liria është diçka që çmohet nga të gjithë, edhe nga ne: atëherë pse atij duhet t?i mohohet një gjë e tillë? Le ta bëjmë të ndihet i lirë dhe të ndajë me ne çdo gjë që i ndodh pa pasur frikë se ne mund të lëndohemi.

Një arratisje për të dy: T?i lësh një hapësirë çiftit është vendimtare, edhe pse ka fëmijë në familje. Por le të marrim ndihmë nga të gjithë duke përfshirë edhe gjyshërit, le të heqim dorë nga angazhimet e punës, dhe të arratisemi për 48 orë për të kaluar së bashku. E pyesim të dashurin se kur mund të jetë i lirë dhe e surprizojmë me një biletë ajrore të prerë në mënyrë elektronike. Online është e mundur të gjesh bileta me kosto shumë të ulët për një largim romantik, mjafton të përgatisësh valixhen sigurisht edhe me të brendshmet e duhura, për t?i jetuar këto dy ditë me pasion!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here