Zbulohen prezantuesit e Sanremo, pas Chiara Ferragnit edhe Gianni Morandi në skenën e madhe

0
181

Pas Chiara Ferragnit është zbuluar edhe një tjetër prezantues i ‘Sanremos’, i cili do të jetë përkrah Amadeus vitin e ardhshëm. Këngëtari i famshëm italian Gianni Morandi do ngjitet për herë të tretë në skenën e festivalit si prezantues.Lajmi u bë me dije nga Amadeusi gjatë një lidhjeje me Skype me artistin në Tg1.

“I dashur Amadeus, nuk jam me Jovanottin, jam në shtëpi, por kam veshur një smoking. Propozimi që më bëtë fillimisht më befasoi dhe më pas më emocionoi. Më pas i bëra vetes një pyetje… ju keni pasur festivale të jashtëzakonshme, por edhe kërkuese. Në vitin 2023 do të keni mbushur 60 vjeç; keni nevojë për dikë të ri, që t’ju japë një dorë. Shaka Ama: E pranoj me entuziazëm”, -tha me humor 77-vjeçari.

Nga ana tjetër, Amadeus vlerësoi Morandin, me fjalët më të bukura duke i thënë: “I dashur nga të gjithë, ai është historia e muzikës, por edhe e tashmja, i dashur nga breza të tërë”.

Morandi e ka drejtuar Sanremon në vitin 2011 dhe 2012 teksa fitoi festivalin në vitin 1987 me “Si può dare di più” së bashku me Umberto Tozzi-n dhe Enrico Ruggeri-n dhe përfundoi i treti në edicionin e fundit 2022 me “Apri tutte le porte”.

Pak javë më parë Chiara Ferragni tha po: do prezantojë krah Amadeus në Festivalin e Sanremos (7-11 shkurt 2023), në mbrëmjen e hapjes dhe të mbylljes së Festivalit. Amadeus lajmëroi në Tg 1 se Chiara do ngjitet me të në skenë vitin e ardhshëm si moderatore. “Jemi vetëm në qershor, italianët ëndërrojnë plazhe me diell. Sanremo është në shkurt, por falë Rai, CEO Carlo Fuortes dhe drejtorit Stefano Coletta, mora mandatin tim në mars dhe fillova të punoj për festivalin: rregullorja tashmë është krijuar dhe publikuar, po filloj të dëgjoj këngët e të rinjve dhe të mëdhenjve dhe sonte fillon binjakëzimi mes Sanremos dhe Tg 1”. -tha ai teksa më pas zbuloi se Chiara do jetë prezantuesja kryesore mes disa prezantusesh të tjera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here