Festivali më i madh i këngës në Evropë, Eurovision nis sonte në Liverpool të Britanisë së Madhe.
Në natën e parë gjysmëfinale do të konkurrojnë 15 këngët e para dhe 10 prej tyre do të kualifikojnë për në finalen e madhe të së shtunës, më 13 maj.
Festivali do të nisë në orën 21:00 në Liverpool Arena në Mbretërinë e Bashkuar.
Prezantuesit do të jenë Julia Sanina, Hannah Waddingham dhe Alesha Dixon.
Ndërsa në gjysmëfinalen e dytë do të konkurrojnë 10 këngë, 10 prej të cilave do të kualifikohen.
Këngëtarja Albina Kelmendi do të performojë këngën “Duje” në gjysmëfinalen e dytë të Eurovision më 11 maj.
Shqipëria do të jetë në gjysmëfinale me Armeninë, Qipron, Danimarkën, Estonin, Greqinë, Islandën, Rumaninë, Australinë, Austrinë, Gjeorgjinë, Lituaninë, Poloninë, San Marinon dhe Slloveninë.