Si Elvis Presley ndryshoi modën mashkullore

0
185

Kur Elvis Presley hyri në historin e broadcasting në vitin 1973, ai ishte i veshur me një jumpsuit të bardhë, me një shqiponjë të bërë nga zbukurime të kuqe, ari dhe blu. Koncerti i tij “Aloha from Haëaii” u transmetua njëkohësisht në 40 vende të ndryshme.Ngjarja historike u pa nga më shumë se 1.5 miliardë njerëz. Presley kishte veshur një veshje patriotike amerikane — një akt rebelizmi kundër normave të modës të kohës me pamjen magjepsëse dhe ‘gender-fluid'(veshje unisex).

Nënjë intervistë për ‘CNN Style’, zëvendëspresidentja e ‘Arkivave dhe ekspozitave të Graceland’, Angie Marchese tha se Presley ishte në dijeni se do ndiqej nga një audiencë mbarëbotërore dhe punoi me stilistin e tij Bill Beleë. “Ai i tha Bill-it: “Unë dua që kostumi të thotë ‘Amerikë’”. Ky ishte një nga rastet e pakta kur Elvis i bëri një kërkesë të veçantë stilistit të tij”, tha Marchese.

Jumpsuit-i ikonik tani ndodhet në ish-muzeun e Presley-t të kthyer në shtëpi, ‘Graceland’, si një moment kryesor i një ekspozite të titulluar “Elvis: Dressed to Rock”, e cila përmban më shumë se 100 pjesë nga fazat e mëvonshme të karrierës së tij. Ashtu siç ka mbijetuar muzika e ‘Mbreti i Rock and Roll’, po ashtu ka mbijetuar edhe imazhi i tij me një jumpsuit të bardhë. Aktori Austin Butler do të luajë Presley-n në filmin “Elvis”, i cili shfaqet në SHBA më 24 qershor. Në trailer, Butler shihet me një sërë kostumesh shumëngjyrshe. Baz Luhrmann, regjisori i filmit, tha për ‘IndieËire’ se edhe nëse gjeneratat e reja nuk e njohin muzikën e Presley-t, ata e dinë se “ai është djali me jumpsuit të bardhë“.

Jumpsuit-i i Presley-t nuk ishte sfida e tij e parë ndaj normave dominuese të modës të kohës, megjithëse karriera e tij filloi në mesin e viteve 1950. Zoey Goto, autorja e “Elvis: From Zoot Suits to Jumpsuits”, shpjegon për CNN se Presley doli në skenë në një kohë kur mbizotëronte “trashëgimia dhe respekti” i veshjeve për meshkuj dhe kostumet e stilit të Ivy League. “Stili në atë kohë ishte i kombinuar me kostume të lirshme, nga Brooks Brothers me këmisha Oxford me kopsa, kravata, pantallona”, shtoi ajo.

Më pas, Presley doli në skenë, i veshur me xhaketë rozë, bluza dhe kostume Zoot – një veshje e përbërë nga një xhaketë me shpatulla të mëdha, të shoqëruara me pantallona të gjera. Goto sugjeron se Presley ka të ngjarë të jetë frymëzuar nga muzikantët me ngjyrë. “Garderoba e tij shihej si shumë femërore dhe e dyshimtë nga shoqëria konservatore, megjithëse fansat e tij e përqafuan atë”-shpjegoi Goto, duke shtuar se ai ndërthurte me mjeshtëri elemente mashkullore dhe femërore. Lëvizja e Presley-t, grimi i rëndë dhe performancat provokuese do të vazhdonin të mërzitnin kritikët televizivë dhe Kishën Katolike. Edhe Frank Sinatra do të kritikonte yllin e rock’n’roll-in pasi hitet e Presley-t si “Heartbreak Hotel” u ngjitën në top lista, duke i thënë revistës ‘Ëestern Ëorld’ se zhanri ishte “forma më brutale, e shëmtuar, e degjeneruar, e mbrapshtë e shprehjes”.

Megjithatë, stili rebel i Presley-t foli me një brez të ri të pasluftës dhe me të rinjtë në veçanti, të cilët do të fillonin të eksperimentonin me stile më të ndezura ndërsa ‘Peacock Revolution’ u bë në vitet 1960(një studim i thelluar se si ndryshimet radikale në veshjet e meshkujve reflektuan dhe kontribuan në ndryshimin e ideologjive të burrave amerikanë).Goto thotë se ai kishte “hapur rrugën” për këtë gjë. Presley iu përgjigj Sinatrës publikisht në një konferencë shtypi, duke thënë: “Nëse më kujtohet mirë, Sinatra ishte gjithashtu pjesë e një trendi. Unë nuk e kuptoj se si ai mund t’i quajë të rinjtë e sotëm të pamoralshëm dhe delikuent.”

Në ditët e sotme, ‘the King of Rock’ është një ikonë e padiskutueshme kulturore që ndihmoi të ripërcaktohej se çfarë do të thotë të vishesh si burrë. “Ai bëri që të rinjtë të vishen ndryshe nga baballarët e tyre”-thotë Goto.“Ai lindi kulturën e rinisë duke u dhënë adoleshentëve zërin e tyre unik, me shije dhe aspirata që shpesh bien ndesh shumë me vlerat e prindërve të tyre,” vazhdoi ajo. Me kalimin e kohës, Presley u largua nga muzika dhe u fut në botën e filmave duke ia lënë vendin ‘The Beatles’. Por ai filloi të zbehej, pasi u shfaqën vlerësime të dobëta për filmat e tij. Në vitin 1968, Presley kishte shumë nevojë të ripërcaktonte imazhin e tij dhe e bëri këtë në një koncert rikthimi në Las Vegas. I veshur me një veshje motorrike prej dy pjesësh lëkure — që ngjallte shpirtrat rebelë të James Dean dhe Marlon Brando — ai rifitoi vendin e tij si ‘the King of Rock’ .

Por kapitulli i tij më i shkëlqyeshëm nuk kishte ardhur ende, deri kur Presley mbajti në Vegas shoë të ndryshëm. Pikërisht në këtë kohë Presley do të fillonte të vishte kostumet e tij të shkëlqyera të ngushta- zakonisht me pelerinë dhe rrip shoqërues- të krijuara nga stilisti Beleë dhe të qëndisura nga Gene Doucette. Në një artikull për ‘The Guardian’ në vitin 2010, Doucette tha se Beleë ishte njeriu pas kostumeve, të cilat “e lejonin Presley të lëvizte në skenë pa u shqetësuar se mos i kapeshin rrobat me diçka”. Jumpsuit u bë me shpejtësi elementi kryesor i tij.

Në të 30-at e tij, këngëtari do të vazhdonte të përkrahte një lloj tjetër sensualiteti mashkullor, duke dëshmuar se ai ishte ende i aftë të kalonte kufijtë.  Ndërsa Presley shquhej për kostumet me shumë ngjyra, ai dukej se po shkonte drejt nuancave më të bardha – me një numër prej tyre që aktualisht ekspozohen në ‘Graceland’. Goto shpjegoi se përdorimi i vazhdueshëm i të bardhës ishte një “taktikë e shoëbiz-it” që ai kishte mësuar pasi kishte parë muzikantë Blues në Memphis, të cilët visheshin me të bardha. Marchese shtoi se ngjyra e tij e preferuar ishte më konkretisht një nuancë “mes të zezës dhe të bardhës”, e cila dukej e bardhë nën dritat e skenës pasi një nuancë e pastër e bardhë do ta bënte të pamundur për t’u parë. “Në kohën kur Elvis doli në skenën e Vegasit, ai kishte kaluar një dekadë pas perdes së Hollyëood  dhe ishte një veteran i botës së shoëbiz-it. Kështu, ai i i ktheu jumpsuitet në pjesë të një përvoje më të madhe, epike në skenë që ai dorëzuar audiencës gjatë viteve ’70,” -tha Goto.

Mbajtja e trashëgimisë

Presley vdiq në 1977, por trashëgimia e tij do të vazhdonte të ndikonte në ikonat e ardhshme, sipas Goto. “Ai vazhdimisht i liroi burrat që të vishnin veshje që më parë konsideroheshin ekskluzivisht për femra… gjë që hapi portat për një valë rrokerësh androgjenë, përfshirë David Boëie.”

Ndër ata që ndoqën hapat e tij janë Mick Jagger, kostumet e të cilit me gjoks dhe kërthizë të zbuluar çuan në ekstrem modelet e Presley-t dhe Elton John, i cili e rriti fuqinë me kostume të mrekullueshme me të gjitha ngjyrat e ylberit. Harry Styles madje bëri një audicion për të luajtur Presley-n në filmin e ardhshëm të Luhrmann-it dhe e përmendi atë si një person me ndikim të drejtpërdrejtë në veshjet e tij.

 “Unë mendoj se për njerëzit që gjithmonë i kam admiruar dhe i kam kërkuar në muzikë, veshjet kanë qenë gjithmonë një pjesë e madhe e personalitetit të tyre. Ashtu si Boëie, edhe Elvis Presley,” -tha Styles për Dazed Magazine.

Presley dhe kostumi i tij mbeten një ikonë e kulturës pop. Ankandet dhe ekspozitat e garderobës së tij janë jashtëzakonisht të njohura, me një jumpsuit të bardhë me thumba dhe pelerinën e veshur nga Presley në vitin 1972 që u shit për më shumë se 1 milion dollarë vitin e kaluar. Në vitin 2017, një ekspozitë tre mujore me më shumë se 200 artefakte që festonin veshjet e Presley-t u mbajt në Mbretërinë e Bashkuar me mbështetjen e ‘Graceland’.

Ashtu si me trashëgiminë muzikore të Presley-t, kostumet e Beleë dhe Doucette për këngëtarin vazhdojnë të mbajnë një vend të fortë në zemrat e fansave të tij. Nga kostumi i tij Peacock i vitit 1974, veshja e tij më e shtrenjtë e skenës, te kostumi i tij i dashur Fringe me rruaza ylberi, Presley do të mbajë përgjithmonë një vend në historinë e modës.

 “Veshjet e Elvisit i lidhin njerëzit me të në një mënyrë që nuk ebën një kitarë apo flori. Mund t’i studiosh këto veshje dhe, në një farë mënyre, të ndjesh se po e njeh Elvisin në një nivel krejtësisht tjetër,” tha Marchese. “Ai krijoi një imazh që ka vazhduar të formësojë dhe të përcaktojë brezat. Një imazh që vazhdon ende sot.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here