Këngëtarja shpërthen në lot në mes të skenës

0
159

Loredana Zefi nuk e ka mbajtur veten në daljen e saj të fundit. Reperja ka shpërthyer në të qara gjatë koncertit për arsye që ende nuk dihen.

Në rrjetet sociale janë shpërndarë video ku Loredana shihet në tokë duke qarë e më pas dikush i çon një shami të fshijë lotët. Ajo duket shumë e emocionuar dhe ndoshta ka qenë pritja e publikut dhe dashuria që e kanë emocionuar.

Gjithsesi nga vet ajo nuk ka patur asnjë reagim lidhur me këtë video.

Në një status të gjatë të publikuar në Instastory ditën e djeshme, reperja shkruante se ka marrë shumë urrejtje, por ka qenë e fortë për familjen dhe vajzën e saj. Më tej ajo shton që shumë i kanë kërkuar që të ‘shesë’ ish-bashkëshortin, Mozzik, por sipas Loredanës ajo është personi më besnik në të gjithë industrinë.

POSTIMI I PLOTË:

 “Asnjë nuk e ka përjetuar këtë urrejtje që kam përjetuar unë… asnjë.

Po si thonë? Zoti vë në provë më të fortët, dhe po, dreqin, isha shumë e fortë!!!! Për familjen time për fëmijën tim dhe për të gjithë ata që më kanë dashur gjithmonë që nga dita e parë… Unë u dëshpërova për çdo gjë, donit të më ndërpresni? Të më përfshinit? F*ck you. Dëshironit që unë të zbuloja familjen time për ta bërë fytyrën time më të pastër? F*ck you! Donit që unë të shisja ish-burrin tim që të përmirësoja reputacionin tim? F*ck you. Unë nuk i shes askujt as personin që më urren papritur pasi hamë nga një pjatë, sepse ai bën gabime.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here