Kanye West dhe Pete Davidson përballë për herë të parë pas sherrit për Kim Kardashian

0
207

Të gjithë sytë mund të jenë te Kanye West dhe Pete Davidson në ‘Emmys 2022’.

Më 12 korrik, u shpallën nominimet për çmimet ‘Emmy’ dhe ndërkohë që reperi i ‘Donda’ u nominua për ‘Outstanding Documentary’ dhe ‘Nonfiction Series’ për projektin e tij të Netflix, ‘jeen-yuhs: A Kanye Trilogy’, show i vjetër i Pete ‘Saturday Night Live’ shënoi nëntë nominime duke përfshirë “Outstanding Variety Sketch Series”.

Nëse të dy marrin pjesë në ‘Emmy 2022’ në shtator, mund të jetë hera e parë që Kanye dhe Pete të përballen publikisht pas përplasjeve virtuale. Gjërat filluan të shkojnë keq mes reperit fitues të Grammy-t dhe komedianit pasi Pete filloi të takohej me Kim nëntorin e kaluar pas pjesëmarrjes së saj në SNL.

Në janar, Kanye solli një këngë me The Game të quajtur “Eazy”, në të cilën ai thoshte: “Zoti më shpëtoi nga ajo përplasje, vetëm që të mund të rrah Pete Davidson”. Në të njëjtin muaj, reperi i “All of the Lights” pretendoi në një intervistë me ‘Hollywood Unlocked’ se atij iu ndalua hyrja në shtëpinë që ndante me Kim duke thënë se “i dashuri i ri i saj është në në shtëpinë ku unë as nuk mund të shkoj”.

Disa orë pasi Kim u shpall ligjërisht beqare më 2 mars, reperi lançoi videoklipin e “Eazy”, në të cilën ai solli një figurë prej balte që ngjasonte me Pete duke u rrëmbyer, lidhur dhe varrosur i gjallë. Në fund të videos muzikore, në ekran u shfaqën fjalët: “Të gjithë jetuan të lumtur përveç Skete(emri me të cilin Kanye thërret Pete).

Më vonë atë muaj, Ye filloi të përplasej me Pete në mediat sociale. Më 13 mars, ai postoi mesazhe nga ylli i SNL ku shkruhej: “Kam vendosur që nuk do të të lë të na trajtosh më në këtë mënyrë dhe mos të hesht më. Rritu.”

Kanye u përgjigj: “Oh, po përdor fjalë fyese. Ku je tani?” Pete u përgjigj: “Në shtrat me gruan tënde”, së bashku me një selfie që e tregonte atë të zhveshur dhe të shtrirë në një shtrat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here