Ja parashikimet e Nostradamusit për vitin e ri 2023

0
143

Nuk duhet të jesh shumë i mprehtë për të kuptuar se cilat profecitë që ka parashikuar Nostradamusi për vitin e ardhshëm: nuk janë lajme të mira!

Mjeku dhe farmacisti i shekullit të 16-të la profeci të shumta për të ardhmen- deri në vitin 3797! Pothuajse të gjitha parashikimet e tij flasin për katastrofë.

Nuk janë rozë as parashikimet e astrologëve të sotëm për vitin 2023, të bazuara në profecitë e magjistarit të vdekur prej kohësh.

Kriza ekonomike do i shtyjë njerëzit drejt kanibalizmit

Edhe pa pasur nevojën e profetit të apokalipsit, të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm se viti i ardhshëm do të jetë ekonomikisht i vështirë dhe sfidues.

Sidoqoftë, interpretimet e Nostradamusit janë shumë, shumë më të errëta: kriza do të bëhet jashtëzakonisht më e keqe, mjerimi i njerëzve do i çojë ata drejt kanibalizmit!

Lufta e Tretë Botërore

‘Shtatë muaj luftë e madhe, të vdekur nga veprat e liga’, është lajmi i keq i radhës për vitin 2023. Ashtu si i mëparshmi, jo çuditërisht, në Ukrainë ka dhjetë muaj që ka nisur një luftë e tmerrshme pas pushtimit rus.

A do të thotë kjo se konflikti do përhapet në NATO dhe në botë?

Për më tepër, ‘të varrosurit’ supozohet se do të dalin në sipërfaqe në vitin 2023- kështu që të vdekurit do të shtohen akoma? Apo kjo është një shenjë për luftën bërthamore dhe daljen e të mbijetuarve nga bunkerët?

Si zakonisht, vargjet e parashikuesit janë shumë të hapura për interpretim dhe krejtësisht të paqarta.

Një pasardhës i keq në fronin papal

Dhe profecia e tretë e errët lidhet gjithashtu me ngjarjet aktuale: Papa i vjetër do të tërhiqet dhe do të zëvendësohet nga një pasardhësi i lig. Një lloj Antikrishti supozohet të marrë drejtimin e krishterimit katolik.

Në fakt, Papa Benedikti XVI ka ndërruar jetë. Papa në detyrë, Françesku gjithashtu konsiderohet në gjendje të keqe shëndetësore. Pra nuk mund të përjashtohet mundësia që një drejtues i ri të zgjidhet në vitin 2023.

Por a do jetë Antikrishti?

Kush ishte Nostradamusi dhe nga erdhën parashikimet?

Michel de Nostredame (1503-1566), Nostradamusi ishte vetëm forma e latinizuar e emrit, ishte një mjek dhe farmacist që jetoi në Francë në shekullin e 16-të. Ndër të tjera, ai përjetoi dhe i mbijetoi murtajës, dhe në përgjithësi shekulli i 16-të ishte një kohë e lajmeve të keqija. Sëmundjet, uria dhe lufta ishin të kudogjendura.

Nëse Nostradamusi ishte astrolog, siç pretendohet shpesh, kjo është e diskutueshme. Sepse nuk ka asnjë provë që ai studioi artin e leximit të yjeve. Për shembull, horoskopi i tij i famshëm për princin e atëherëshëm të kurorës Rudolf von Habsburg (më vonë perandor) ishte krejtësisht i gabuar!

Duke filluar nga viti 1550, Michel fillimisht shkroi parashikime yjore, të cilat i botoi si almanak. Më vonë botoi të ashtuquajturat ‘Centurias’, të cilat shohin vazhdimisht drejt të ardhmes në formë katër-rreshtash deri në vitin 3797!

E veçanta është se parashikimet ishin të paqarta, pa përmendur datë apo vit, dhe të përshkruara në mënyrë shumë piktoreske- duke lënë hapësira të mëdha për interpretim. Kjo do të thotë se sot janë përzgjedhur nga ‘Centurias’ vetëm ato që duken veçanërisht të përshtatshme për situatën aktuale…

Edhe nëse parashikimet e tij duket sikur të çojnë në fund të botës çdo vit, e vetmja datë që Nostradamusi fiksoi ishte viti 3797. Pikërisht atëherë do të përfundojë bota. Parashikuesi ishte absolutisht i bindur për këtë!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here