Deklarata e ashpra për Ledion Liçon, pendohet Noizy: Jam nxituar, isha i vogël

0
221

Reperi Rigels Rajku i njohur si Noizy, është rikthyer në Top Channel pas disa vitesh ku pati dhe një përplasje të fortë me organizatorët.

Artisti u shpreh se tashmë kanë kaluar vite që pas konfliktit dhe gjërat kanë ndryshuar. Sipas tij duhet të shikojmë përpara dhe të bëjnë gjëra të bukura për të sjellë një epokë të re.Ai shtoi se nuk fajëson askënd për sherrin dhe pse kanë kaluar vite, ai nuk ka qenë kurrë kundra një bashkëbisedimi apo pajtimi por angazhimet e tij të tepërta e bënë të pamundur këtë gjë.

Sakaq Noizy sqaroi se deklarata e tij ishte nxituar dhe në nerva e sipër nuk mundi të kontrollonte dot veten.

 “Jemi rritur, 6 vite nuk janë pak, ideja është të bëjmë gjëra të bukura, pozitive me gjëra me energji pastër dhe këto nuk mund të ndodhin nëse mbajmë hatërmbetje apo e mbajmë mendjen tek e kaluara dhe duke bërë gjëra të mëdha dhe duhet t’i lëmë mbrapa. Kur dy forca të mëdha bëhen bashkë del diçka e bukur.

U bë ça u bë faji mbetet jetim, nuk do të fajësoj askënd ideja është të hecim përpara dhe të hapim një epokë të re. Mund të kishte ndodh edhe më shpejt pajtimi por angazhim i tepërt dhe i mbingarkuar nuk ka dhënë as kohë të reflektoj mbi ngjarjen, udhëtimet e shpeshta… Gjatë gjithë vitit momenti kur ndodhem në shtëpi është shumë pak. Nuk kam pasur mundësi të komunikoj e kam menduar, nuk janë përplasur rrugët që të bisedonim nuk kam qenë kundra për tu pajtuar.

Mund të ishte e nxituar nga ana ime pasi shkoi pak personale por në nerva e sipër unë nuk e kontrollova dot veten. Deklarata nuk ka lidhje fare me homofobinë ishte thjesht në nerva e sipër”– ishte deklarata e Noizy-t.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here