Çfarë i bëri bashkë Mozzik dhe Kanye West

0
211

Çizmet e Mozzik në “Alba Festival” në Zvicër janë një nga detajet që morën më shumë vëmendje. Reperi u shfaq me një T-shirt të bardhë, pantallona të zeza dhe një palë çizme gri.

Shumë mund ta kenë gjetur veten duke pyetur se ‘ku shkon Mozzik me çizme në mes të këtyre temperaturave?’. Epo, të jesh stil dhe të ndjekësh modën kërkon disa ‘sakrifica’.

Mund të duket çmenduri që çizmet të jenë trend në verë, por jo nëse ju themi se ky trend u përhap nga Kanye West. Njeriu që qëndron pas shumë  ‘revolucioneve’ në botën e modës prej muajsh ka sjellë këtë trend.

Këto kohë, sa herë që Kanye West ka bërë një dalje publike, ai e ka bërë këtë me një palë çizme të zeza të mëdha. Kështu në daljen e parë publike në disa muaj, një javë më parë në një paraqitje surprizë në ‘BET Awards 2022’ për t’i dhënë çmimin e “Lifetime Achievement” mikut Sean “Diddy” Combs me Kenneth “Babyface” Edmonds, Ye u shfaq me çizme, kapele, maskë të zezë, syze dhe doreza.

Në maj Kanye mori pjesë në një shfaqje të ‘Balenciaga’ në Neë York dhe u bë viral pasi kishte veshur disa çizme gjigande nga shumë të konsideruara si qesharake… dhe u bë meme virale.

Muajt e fundit, reperi është parë i veshur me çizme në evente e përditshmëri, e shpesh nuk ngurron t’i çojë në një nivel krejtësisht tjetër. E duket se edhe Mozzikit i ka pëlqyer ky trend dhe e ka përqafuar menjëherë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here