Sot “Dita pa makina”, ja rrugët e bllokuara

Në kuadër të “Javës Europiane të Lëvizshmërisë”, Bashkia e Tiranës rikthen sot nismën “Dita pa Makina”, e cila synon ndërgjegjësimin e qytetarëve që të shmangin të paktën për një ditë përdorimin e automjeteve të tyre, të cilat janë edhe ndotëset kryesore të ajrit.

Për të garantuar mbarëvajtjen e aktiviteteve të shumta dhe për t’i dhënë mundësi qytetarëve që të festojnë qetësisht, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Policinë Bashkiake, ka marrë të gjitha masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve sot nga ora 08:00 deri në orën 14:00, në disa prej rrugëve të qytetit.

Kufizimi i qarkullimit të automjeteve do bëhet si më poshtë:

Rruga “Luigj Gurakuqi”, duke filluar nga kryqëzimi me rrugën “Xhorxh Bush” deri në sheshin “Avni Rustemi”.

Rruga “Kostandin Kristoforidhi” deri në kryqëzimin me rrugën “Luigj Gurakuqi”

Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në segmentet rrugore sipas pikës 1.

Qarkullimi i mjeteve të tjera do të vazhdojë në segmentet e mëposhtme:

Rruga “Xhorxh Bush” – Rruga -Barikadave”

Rruga “Hoxha Tahsim”,- “Rruga “Tefta Tasho Koço”

Qarkullimi i mjeteve të transportit publik linja -Porcelan – Qendër- do të devijojë në sheshin “Avni Rustemi” dhe do të stacionohet pranë tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Discover

Sponsor

spot_imgspot_img

Latest

“Mafia e inceneratorëve”, Gazment Bardhi: Lidhjet e Damian Gjiknurit me bosët e plehrave…

Partia Demokratike ka vijuar akuzat ndaj sekretarit të Përgjithshëm të PS, ish-ministrit Damian Gjiknuri për afera me inceneratorët. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment...

Gent Zenelaj: Në shtëpinë tonë ligjin e bën gruaja

Në një intervistë që ka dhënë së fundmi, aktori Gentian Zenelaj ka rrëfyer mjaft detaje nga jeta personale. Gjatë rrëfimit për emisionin “Part Time” në...

Uanda-Ikardi drejt divorcit! Modelja argjentinase konfirmon     

Duket se janë rikthyer dhe njëherë në skenë krisjet e marrëdhënieve midis Mauro Ikardit dhe Uanda Narës dhe kësaj radhe duket se çdo gjë...

Konflikte në kufi pas vendosjes së reciprocitetit nga Kosova, çfarë ndodhi mbrëmjen e djeshme

Nata e dytë e protestës në Jarinjë ka kaluar e qetë dhe pa ndonjë incident. Mediat e Kosovës shkruajnë se numri i protestuesve serbë...

Programi i qeverisë Rama 3/ Nga ndihma për familjet e reja, tek legalizimi i çdo banese

Rimëkëmbje e ekonomisë, Mirëqenie për të gjithë, Modernizim për zhvillim, Familja dhe Shqipëri e fortë. Socialistët angazhohen që deri në fund të pranverës 2022...