Big Brother po bëhet gati që të nisë një tjetër edicion. Fansat, tashmë janë njohur me muajin e nisjes së këtij formati, duke pritur me një kuriozitet të madh edhe personazhet që do të bëhen pjesë e lojës për çmimin prej 100 mijë eurosh. Në rrjet prej disa ditësh, kanë nisur të përmenden tashmë edhe personazhet, të cilët priten që t’i bashkohen formatit.Një tjetër emër që përflitet si një ndër banoret është edhe moderatorja Atalanta Kërçyku. Pas eksperiencës së saj si moderatore dhe pjesë e “Dancing With the Stars”, duket se edhe Atalanta e ka marrë tashmë një ftesë për të qenë pjesë e “Big Brother”.Deri më tani, vetë moderatorja ka zgjedhur që mos të flasë rreth hyrjes së saj në këtë format, duke shtuar edhe më shumë dyshimet se, në fakt, ftesës i është përgjigjur në mënyrë pozitive.Një tjetër emër është edhe ai i Drilon Hoxhës. Aktori dhe regjisori, vitet e fundit ka qenë shumë i angazhuar me projektet e tij filmike që ka sjellë për publikun. Por tashmë, është momenti që publiku ta njoh edhe atë si personazh, krahas filmave që ai prodhon dhe luan. Bëhet me dije se aktori do ti bashkohet kastit në lojë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.Tiri Gjoci është një artist i ri në tregun muzikor, por që shumë shpejt ai ka bërë fansa, duke vlerësuar muzikën e mirë, por edhe natyrën e tij prej playboy. Një ftesë për këtë spektakël ka edhe për Tirin, që me gjasa do të jetë një ndër artistët që bëhet pjesë e këtij formati. Për Tirin, kjo do të jetë një mundësi e mirë, që të njihet nga publiku edhe si karakter dhe jo vetëm nëpërmjet muzikës së tij.