Shqipëria mban vëmendjen në Washington, çfarë duhet të dini për shortin e botërorit

0
3

Të premten në orën 18.00 në Washington do të hidhet shorti i Botërorit. Nga 48 skuadra pjesëmarrëse, deri më tani janë mësuar 42 prej tyre, ndërsa 6 vendet e mbetura do të përcaktohen në mars.

Vendet pritëse si SHBA, Kanada dhe Meksikë hyjnë në vazon 1. Skuadrat e Play Off si Shqipëria apo Kosova, natyrisht që pozicionohen në vazon e katërt.

Çdo grup do të ketë të paktën një ekip evropian dhe jo më shumë se dy.

FIFA ka miratuar një strukturë renditjeje për të siguruar që katër vendet me renditjen më të lartë, Spanja, Argjentina, Franca dhe Anglia,  nuk mund të takohen deri në gjysmëfinale, nëse fitojnë grupet e tyre përkatëse.

Sponsored Links

Vlen të theksojmë se Shqipëria e Sylvinhos, në mënyrë që të shkojë në Botëror duhet të kalojë pengesën e Polonisë në Varshavë dhe në finalen e Play Off do të gjejë fituesin e Ukrainë-Suedi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here