2026 sjell rregulla të reja për pagesat, çfarë përfitojnë bizneset nga zgjidhjet e Fibank

0
4

Ndryshimet e pritshme në procedurat tatimore, që pritet të hyjnë në fuqi duke nisur nga viti 2026, do të sjellin një transformim të rëndësishëm në mënyrën se si bizneset operojnë me pagesat. Kufizimi i pagesave në cash dhe detyrimi që çdo biznes me prezencë fizike të ofrojë të paktën një mundësi pagese me POS, e çon ekonominë shqiptare drejt një faze të re modernizimi, transparence dhe standardizimi europian. Në këtë realitet të ri, bankat luajnë një rol kyç në garantimin e infrastrukturës së pagesave, dhe Fibank Albania është ndër institucionet që ka investuar shumë në teknologjinë moderne të POS-ve dhe zgjidhjeve online.

Duke qenë e orientuar drejt inovacionit dhe sigurisë, Fibank Albania ofron pajisjet më të avancuara POS në treg, me teknologjinë e njohur globalisht të kompanisë Ingenico. Terminalet Android Axium DX8000, të certifikuara me standardin më të fundit të sigurisë PCI PTS v6.x, garantojnë procesim të shpejtë, të sigurt dhe të përshtatshëm për çdo lloj biznesi: dyqane, hotele, restorante, supermarkete apo shërbime të transportit. Terminalet Fibank suportojnë pagesat me dhe pa kontakt, ndërsa komunikimi GPRS siguron funksionim të qëndrueshëm edhe në zona pa internet kabllor. Instalimi bëhet shpejt dhe pa kërkesa të tjera teknike nga ana e biznesit dhe pagesat mund të derdhen në llogari Fibank në lekë dhe/ose euro.

Përveç pajisjes POS, një vlerë e shtuar për tregtarët është edhe suporti teknik që Fibank ofron si në vendndodhjen e biznesit, ashtu edhe përmes një numri të dedikuar kontakti gjatë shtatë ditëve të javës (+355 4 227 6777).

Bizneset mund të përfitojnë vendosjen e pajisjes POS pa kosto dhe komisione për vitin e parë, si pjesë e programit POSÍ, një nismë mbështetëse për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që nuk kanë pasur më parë pajisje POS. Përmes Fibank, bizneset e sektorëve hoteleri, restorante-kafene, dyqane ushqimore dhe taksi mund të përfitojnë pajisjen POS falas për 12 muaj dhe komision 0% për transaksionet me kartë deri në kufijtë e përcaktuar sipas sektorit. Programi është i vlefshëm deri në shpërndarjen e 4,750 terminaleve ose deri më 30 prill 2026, cilado ndodh e para. Ky është një stimul i rëndësishëm për bizneset që kërkojnë të ulin kostot operative dhe të përshtaten me kërkesat e reja fiskale. Për të mbetur aktiv në program, çdo pajisje duhet të realizojë të paktën katër transaksione Mastercard në çdo tremujor, ndërsa çdo tregtar mund të marrë vetëm një pajisje falas për MCC.

Në një treg që po lëviz me ritme të shpejta drejt digjitalizimit, Fibank ofron edhe një tjetër zgjidhje të domosdoshme për bizneset që operojnë online: POS-in Virtual. Platforma e pagesave ecommerce e Fibank është e thjeshtë për t’u integruar dhe e përdorshme për çdo lloj modeli biznesi online. Dyqani virtual menaxhon procesin e blerjes, ndërsa ndërfaqja e pagesës siguron kryerjen e transaksionit përmes metodave “pay by link”, blerje me një hap, autorizim paraprak me finalizim të mëvonshëm, pagesa periodike, rimbursime apo përdorimin e kartave të para-regjistruara. Autentifikimi kryhet sipas standardeve më të mira të sigurisë, duke ulur ndjeshëm pagesat e dyshimta dhe duke rritur sigurinë e konsumatorit.

Fibank ofron procesimin e pagesave në shumë valuta, me derdhje të shumave në llogaritë Fibank në lekë ose euro, ndërsa integrimi teknik suportohet nga një skuadër profesionistësh të dedikuar.

Ndryshimet fiskale të vitit 2026 e bëjnë të domosdoshme që bizneset të investojnë në teknologji pagese të sigurt, të shpejtë dhe të përputhshme me standardet ligjore. Fibank Albania i ka paraprirë këtyre kërkesave duke sjellë zgjidhje të nivelit ndërkombëtar për pagesat fizike dhe online, me kosto të ulëta, siguri të lartë dhe shërbim të dedikuar. Çdo biznes që dëshiron të përgatitet për fazën e re të ekonomisë shqiptare mund të vizitojë një prej degëve të Fibank dhe të aplikojë për një POS fizik ose virtual, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt përputhshmërisë, rritjes dhe modernizimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here