Të rinjtë e politikës kanë ditur sesi të shndërrohen në shembuj frymëzues edhe ndërkombëtarisht. Shembulli më i mirë për këtë që themi është pikërisht ish-deputeti, Ylli Shehu. Si një emër mjaft i spikatur në arenën politike në vendin tonë, duket se Shehu është nderuar me një çmim ndërkombëtar në Angli.



Deputetja e Mbretërisë së Bashkuar, Hon Valerie Vaz e ka ftuar për të marrë çmimin “Political & Public Life Awards”. Një çmim ky sa prestigjoz, aq edhe me peshë në sferën politike. Ylli Shehu ka falenderuar të gjithë ata që i bënë të mundur vlerësimin e tij me këtë çmim, duke premtuar se do të mbajë të njëjtin angazhim dhe frymë pozitive, jo vetëm në politikë, por në çdo sferë të jetës së tij.