Instagram, aplikacioni në pronësi të Facebook, është kthyer në një dritare fitimprurëse për shumë sipërmarrës të vegjël, kështu do t’ju tregojmë sukseset që vijnë nga rrjeti social mjaft i preferuar nga të rinjtë e personazhet e njohur.
Facebook bleu aplikacionin ku kryesisht postohen foto, në vitin 2012 me një fitim prej 1 miliardë dollarë, dhe deri tani ende konsiderohet si motra e vogël e Facebook, e cila ka një komunitet përdoruesish në shifrat 700 milionë duke shpërfillur rrjetet e tjera si Twitter ashtu edhe Snapchat.
Me filtrat që përdoren në foto dhe shtimin e programit ku mund të bësh story- video, të cilat zhduken pas 24 orëve u lejon përdoruesve të krijojnë edhe organizata të vogla që kërkojnë të arrijnë audiencë, e më pas të sjellin para. Pra, si mund ta përdorni Instagramin për të fituar para?
“Instagram është si dyqani që do donit të kishit”, thotë Donna McCulloch, një stiliste e modës që punon nën emrin e Instagramit Doll Sulky. “Njerëzit nuk kërkojnë më kartela biznesi ata kërkojnë të prekshmen dhe emrin e Instagramit. Është një biznes i menjëhershëm. Klientët të marrin në telefon dhe kështu mbaron punë.
Për instruktoren e yogas Cat Meffan, imazhet magjepsëse që ajo poston në vende piktoreske në mbarë botën kanë për qëllim të frymëzojnë dhe motivojnë 77.000 ndjekësit e saj. Por ata gjithashtu e ndihmojnë atë për të ndërtuar biznesin e saj.
“Fillova të publikoja praktikën në yoga në pesë ditë në Instagram dhe videot e mia filluan të klikoheshin dhe mesazhet e atyre që më kërkonin këshilla filluan të shtoheshin shumë. “Isha jashtëzakonisht e tronditur dhe e emocionuar njëkohësisht. Kjo është fuqia e Instagram.”
Cat thotë se shpenzon më shumë se një orë duke krijuar video së bashku me fotot e saj. “Ndonjëherë dal dhe bëj një fotografi me partnerin tim, por zakonisht kam telefonin në dorë? Donna Cat kur poston foto i bën me hashtag si për shembull #yoga në mënyrë që ata që kërkojnë në fjalën yoga iu dalin fotot e instruktores së bashku me ato të të tjerëve.
“Është një mënyrë e mirë për të gjetur më shumë njerëze më pas të të bëjnë Follow “, thotë Cat. Të dyja gratë përdorin edhe video story-t për të postuar video të cilat, siç thonë, janë vërtet një antidot për orientim dhe një mënyrë që të gjithë të njihen me botën e tyre.
“Video-Story u lejojnë njerëzve të marrin më shumë qasje tek ju si një person dhe më pas duke e kthyer atë që bën në një markë më vete “, thotë Donna. Cat dhe Donna kanë ndërtuar faqet e tyre në Instagram rreth dy temave shumë të kërkuara ditët e sotme. yoga / Wellness dhe Modë.
Danny Coy, një fotograf me 173 mijë ndjekës tani punon edhe si konsulent i Instagram-it. Për 300 paund në muaj, firma e tij Vibrance tregon se mund të rrisë numrin e ndjekësve nga 2.000 çdo katër javë. Teknikat për tërheqjen e ndjekësve përfshijnë videot e publikuara rregullisht dhe mbajtjen e faqes me foto interesante.
“Ju nuk duhet të postoni çdo orë por të paktën çdo ditë, pra nuk duhen kaluar 24 orë pa futur një gjë të re. Kjo është edhe këshilla e vetë Instagram-it.
“Nëse postoni video të ndryshme çdo herë që logoheni në Instagram , njerëzit përpiqen të kuptojnë atë që ju po përpiqeni tu komunikoni atyre”, thotë Jen Ronan, kreu i firmës së biznesit të vogël për Evropën, Lindjen e Mesme dhe Afrikën. Shumë nga klientët e Danny janë kompani, thotë ai, të cilët dëshirojnë të rrisin numrin e tyre të ndjekësve që të zgjerojnë biznesin e të kthehen në platforma të besueshme.
Ata kërkojnë që në këmbim të kësaj dhe një pagese Danny duhet të postojë foto me produktet e kompanive. ‘Instagrammers? me një numër të konsiderueshëm ndjekësish mund të kontaktohen edhe nga grupet e marketingut që kërkojnë influencues apo imazhe të reja për linjat e tyre të veshjeve apo produkteve, sigurisht kundrejt një tarife. Kështu kur të logoheni në Instagram, merreni në konsideratë të bëni biznes.