Më 13 korrik 1990, në kinema nisi të shfaqej një film me një buxhet të vogël, por që do të shndërrohej në një sukses global, dhe do t’i bënte protagonistët e tij aktorët më të kërkuar të viteve 1990:“Ghost” (Fantazma), fitoi 2 çmime Oskar, arkëtoi 506 milionë dollarë fitime në mbarë botën, dhe shkaktoi përlotjen e shumë spektatorëve që e panë.
Lë të ngrejë dorën ai që nuk ka qarë kur ka parë për herën e parë “Ghost”, një histori dashurie shumë prekëse midis Molit (Demi Moore) dhe Semit (Patrik Sueiz), që u bë një fantazmë pasi u vra gjatë një tentative grabitjeje.
Filmi ndihmoi në rigjallërimin e karrierës së Patrik Sueiz, ish-ylli i filmit po aq të famshëm “Dirty Dancing”. Një ndër skenat më të paharrueshme të filmit, janë përkëdheljet e ëmbla midis Semit dhe Molit teksa ajo po gdhend një vazo prej balte.
Po ashtu e tillë është edhe puthja midis Molit dhe fantazmës së Semit në fundin e filmit. E paharrueshme mbetet fjalia e tij:“Është e mrekullueshme, Moli, dashurinë që ke brenda, merre me vete…”.Për rolin e Molit, në fillim u kontaktua aktorja Meg Rajan, e cila refuzoi. Edhe aktorja tjetër e njohur Nikol Kidman mori pjesë në audicione për këtë rol, por në fund u zgjodh Demi Mur për shkak të aftësisë së saj për të qarë me të dy sytë.
Po ashtu pretendente për rolin e Molit, para se të luhej në fund nga Demi, u konsideruan edhe aktoret Mishel Fajfer, Ketin Tërner, Kim Bezinger, Debra Uinger, Xhina Dejvis, Xhenifer Leig dhe këngëtarja Madona.
Skenaristi Brus Rubin donte që Patrik Sueiz të luante rolin e Semit pasi pa një intervistë në të cilën aktori shpërtheu në lot kur kujtoi babanë e tij që kishte vdekur disa vite më parë. Rubin mendoi se nëse një ‘macho’ si Patrik mund të mallëngjehej duke menduar për njeriun e tij të dashur, ai ishte i përsosur për rolin e fantazmës Sem.
Por regjisori Xheri Zaker mendonte se Patrik nuk ishte i përshtatshëm për atë rol. Prandaj në fillim kontaktoi shumë aktorë të tjerë,ndër të cilët Pol Hogan, Tom Henks, Kevin Bejkën, Mel Gibson, Denis Kueid, por edhe bashkëshortin e atëhershëm të Demi Mur, Brus Uillis.
Të gjithë refuzuan, duke menduar se të luash rolin e një fantazme nuk ishte ndonjë gjë e madhe. Në atë moment regjisorit kreu një audicion me Suiez, dhe u impresionua shumë nga interpretimi i tij.Upi Goldberg u zgjodh nga Zaker për rolin e spiritualistes Oda Mei me sugjerimin e vetë Sueiz që ishte vetë një fans i madh i aktores.
Në film Semi dhe Moli ishin duke ecur në rrugë kur një grabitje përfundoi në vrasjen e Semit. Patrik tregonte se për vite me radhë pas filmit “Ghost”, gratë i afroheshim dhe i kërkonin që t’i thoshte “idem” (fraza më tërheqëse e filmit).
Po ashtu Sueiz shprehej se roli i Semit ishte më i vështiri në karrierën e tij, pasi si një fantazmë ai duhej të interpretonte pa bashkëvepruar me aktorët e tjerë. Patrik Sueiz vdiq në vitin 2009 në moshën 57 vjeçare si pasojë e kancerit në pankreas. / bota.al