Emri i Shqipërisë vazhdon të lakohet edhe përtej oqeanit.Këtë herë kanë qenë dy vëllezë shqiptarë të cilët kanë performuar në skenën e “America’s Got Talent” duke shkëlqyer me performancën e tyre. Arnold dhe Martin Balla janë dy akrobatët e rinj, që kanë shfaqur talentin e tyre në konkursin më të ndjekur të talenteve në mbarë botën.
Arnoldi dhe Martini përkatësisht 25 dhe 20 vjeç, u prezantuan në skenën amerikane si shqiptarë duke u shprehur: “Ne vijmë nga Shqipëria dhe jemi vëllezër”.
Akrobatët nga Shqipëria performuan përballë jurisë të përbërë nga Sofia Vergara, Heidi Klum dhe Simon Cowell. Arnord dhe Martin dhuruan një shfaqje magjike me akrobacitë e tyre impresionuese po aq dhe të rrezikshme.
Antarët e jurisë mbetën “gojë hapur” nga talented shqiptare, duke u ngritur në këmbë pas performancës.Ata iu dhuruan tri “Po”, si biletë kualifikimi për në fazën e ardhme të spektaklit.