Konflikte në kufi pas vendosjes së reciprocitetit nga Kosova, çfarë ndodhi mbrëmjen e djeshme

0
239

Nata e dytë e protestës në Jarinjë ka kaluar e qetë dhe pa ndonjë incident. Mediat e Kosovës shkruajnë se numri i protestuesve serbë gjatë natës është zvogëluar edhe për shkak të temperaturave të ulëta që kanë shoqëruar orët e vona të mbrëmjes, ndërsa ata që kanë qëndruar, kanë ndezur zjarr.

Këtë herë, ndryshe nga një natë më parë, protestuesit nuk kanë bërë thirrje dhe as nuk kanë kënduar këngë nacionaliste. E vetmja lëvizje në këtë pikë kufitare ka qenë ndërrimi i policëve të Njësisë Speciale të Kosovës që ka ndodhur rreth orës 01:00, pas mesnatës.

Në ndërkohë rrugët të cilat çojnë në Jarinje, ashtu si edhe në pikëkalimin tjetër kufitar Bërnjak, vazhdojnë të jenë të bllokuara me një kolonë të gjatë të makinerive të rënda që janë vendosur nga protestuesit serbë.

Qeveria e Kosovës mëngjesin e të hënës nisi zbatimin e reciprocitetit për targat duke vënë të përkohshmet për veturat e Serbisë që futen në territorin e Kosovës. Kjo gjë nuk u prit mirë dhe e tensionoi shumë situatën në veri të vendit ku qytetarët serbë në shenjë proteste bllokuan rrugët në Bërnjak dhe Jarinjë.

Çfarë është reciprociteti?

Serbia nuk e njeh Kosovën dhe për rrjedhojë as targat e saj që kanë si akronim RKS (Republika e Kosovës). Për vite me radhë Serbia ka nxjerrë një numër të madh targash për serbët e Kosovës, të cilat kanë pasur vetëm akronimet e qyteteve, të cilat janë konsideruar të paligjshme nga Kosova. Çështja u vu në diskutim në vitin 2011 kur nisi në Bruksel dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Palët arritën marrëveshje që automjetet e Kosovës të qarkullonin me targa të përkohshme në Serbi dhe ato të Serbisë të qarkullonin me targa të mbuluara nga simbolet shtetërore në Kosovë. Sipas marrëveshjes Kosova e ka pasur të drejtën që ta vendosë përkohësisht detyrimin për targa të përkohshme për automjetet serbe, por pas konsultimeve me BE-në.

Kështu ditën e hënë Kurti lajmëroi se çdo makinë me targa serbe që do të futet në Kosovë do të duhet të blejë targa të përkohshme, njësoj siç bëjnë kosovarët në Serbi. Tashmë automjetet e regjistruara në Serbi lejohen të qarkullojnë në Kosovë vetëm me targa të përkohshme të Republikës Kosovës (me akronimin RKS). Targat e përkohshme kushtojnë 5 euro dhe vlejnë 60 ditë. Ndërsa në Serbi, automjetet e regjistruara në Kosovë lejohen të qarkullojnë në Serbi vetëm me targa të përkohshme të Serbisë (me akronimin KS). Targat e përkohshme kuhstojnë 3.5 euro për 60 ditë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here