Einxhel Shkira dhe Arbër Gumnishta (Dj Dagz) arritën ta surprizonin Ilir Shaqirin!
Gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother Vip ndër kritikët më të mëdhenj të marrëdhënies së moderatores me Dj ishte balerini.
Ai shprehej se Einxhel gjithë këtë e bënte për vëmendje, dhe se nuk do të zgjasnin shumë. Mirëpo, ja ku jemi Dagzi dhe Einxhel do të bëhen prindër.
Pas konfirmimit të këtij lajmi nga Shkira, nuk ka munguar edhe një reagim i Ilir Shaqirit.
“I tejkaluat parashikimet. Bravo ju qoftë,”- shkruan fituesi i Big Brother Vip në seksionin e komenteve të videos së Einxhel.
Më herët edhe Beatrix Ramosaj e ka uruar Dagzin dhe Einxhel.
“Urime për dy nga njerëzit e mi më të preferuar në të gjithë botën. Zemra ime po qesh tani. Ju do të jeni prindërit më të mirë dhe unë premtoj se do të jem tezja më e mirë,”-shkruante këngëtarja në Instastory.