Dorina Kalthi: Bukuria si udhërryesi im, ju zbuloj sekretin e suksesit

0
8

Dorina është një histori suksesi, sesi një vajzë, me hapa të vogla dhe me ëndrra të mëdha, ka arritur majën. Sot, ajo drejton një nga qendrat estetike më të njohura në Tiranë, duke u shndërruar në monopolin e bukurisë. Në rrëfimin e saj, ajo zbulon sesi nisi ky rrugëtim drejt të bukurës, nga qyteti i saj i lindjes, Laçi. Trendet e fundit, dashuria për të bukurën dhe korrektësia ndaj klientit, janë padyshim lajtmotivi i saj në këtë destinacion që ka zgjedhur.

Dorina si ka nisur ky rrugëtim i juaji drejt të bukurës?

Unë e kisha pasion që e vogël, kisha dëshirë të bëja thonjtë vetes edhe kë të shikoja. Më pas isha 19 vjeç dhe vendosa të bëja një trajnim për pjesën e estetikës. Mbarova shkollën për pjesën e estetikës dhe vendosa të hapja diçka timen në Laç, për ca kohë aty ku linda dhe u rrita në qytetin më të bukur. Punova për disa kohë në Laç në biznesin tim hapa diçka te vogel fare por qe u motivova per te hapur këte që kam aktualisht.

Një treg I vështirë si Tirana, sa sfiduese ka qenë të identifikoheni me qendrën tuaj?

Të them të drejtën në Tiranë e kisha shumë të vështirë. Në fillim kisha vështirësitë e mia si çdo njeri kisha ulje ngritje por që dalë ngadalë krijova atë klientelën time të vogël por që arrita këtu ku jam.

Flasim pak për trendet e fundit të bukurise, cilat janë trendet e momentit tek thonjt?

Tek thonjtë s’del kurrë nga moda frenchi çfarë do lloj metode të dalë apo trend të jetë, frenchi është ai qe shumica e vajzave kërkojnë.❣️

Po për sa i përket trajtimeve të bukurisë, çfarë ofron salloni juaj?

Në sallonin tim ofrojmë Manikyr Pedikyr, Pastrime fytyre, Anti celulit Microblading dhe Qerpikë.

Sa e rëndësishme është per ju si drejtuese qe klientet të dalin nga salloni juaj më të bukura, por duke ruajtur edhe shëndetin e mirë?

Për mua është shumë e rëndësishme qe klienti të marrë shërbimin ne mënyrë perfekte dhe të ndjehet sa më komod gjatë procesit të sherbimit. Klienti është mbret falë klienteles jam këtu në këtëe biznes të ngritur.

Sa e vështirë është per Dorinën te jetë nje grua në karriere?

Për mua ishte shumë e vështirë çdo gjë çdo arritje çdo hap isha vetëm pa mbështetjen e askujt por me ndihmën e Zotit jam këtu ku jam tani një business ëoman.

Keni menduar për zgjerimin e biznesit tuaj, ku do t’ju shohim tjetër?

Momentalisht do jem në këtë ambient ku jam tani, në të ardhmen do kem një projekt tjetër që mbetet për t’u parë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here