Ndonjëherë nuk duhen fjalë për të konfirmuar diçka!
Kjo shpjegon më së miri rastin e Afrona Dikës dhe Blero Muharremit të cilët ndonëse kanë zgjedhur mos të flasin publikisht, prej kohësh nuk janë me njëri-tjetrin. Këtë e kanë vërtetuar më së miri “thumbat” e here pas hershëm në profilet sociale të secilit.
Së fundmi Blero ka përdorur profesionin e tij, muzikën për të folur mbi këtë ngjarje. Këngëtari sapo ka publikuar këngën e re e cila edhe pse titullohet “Amore” (Dashuri), në fakt flet për një dashuri të lënë në mes dhe shkak për këtë është tradhtia.
Një dashuri e lënë në mes na tingëllon e dëgjuar, por të ketë qenë tradhëtia shkaku i ndarjes së Bleros me Afronën?!
“Iku nuk u kthye më. E mori era e tradhtisë, ajo më nuk kthehet. I dha vulën vetmisë. Iku ma mori gjysmën time më të mirë, ajo më nuk kthehet është simbol i tradhtisë. Sa shumë e kam dashur si askënd në botë, ajo është arsyeja që nuk ndalojnë këto lotë,”-këndon Blero në një pjesë të tekstit.
Vlen të përmendet që në shkrimin e tekstit të kësaj këngë ka marrë pjesë edhe vetë Blero Muharremi.
Kujtojmë që në një intervistë për T7, këngëtari është ngacmuar në lidhje me këtë çështje, e cila ngjall një kureshtje të madh në publik. Mirëpo as këtë herë nuk morëm një konfirmim apo mohim nga ana e Bleros. Ai thjesht u shpreh se është diçka personale, duke mos komentuar asgjë.
”Nuk mund të them asgjë. Thjesht është shumë personale. Dhe nuk kam koment në atë drejtim. Sepse sa i përket kësaj pjesë çfarë mundem me u shpreh është se nuk kam pasur një të kaluar më parë të mirë, kam njëfarë fobie në këtë drejtim, dhe nuk dua të komentohem,”-u shpreh Muharremi.