Pas ndarjes nga Bruno Shemsho, ish-konkurrentja e ‘Për’puhen’, Ana Gjini duket se ka nisur një romancë të re.
Nëpërmjet një postimi në InstaStory, Ana ka zbuluar për ndjekësit se i dikush i ka bërë një gjest shumë të ëmbël duke i dhuruar një buqetë të madhe me trëndafila të kuq në formë zemre ku në mes të tyre mban inicialin ‘A’.
Por ajo ç’ka ra më shumë në sy ishte dedikimi i veçantë që personi miserioz i kishte bërë ish-konkurrentes. Krahë luleve, Gjini mban në dorë dhe pusullën që shkruan: “O rob je qetësia e shpirtit tim”.
Nuk dihet ende se kush mund të jetë djali që i ka rrëmbyer zemrën ish-konkurrentes por me këtë postim ajo la të nënkuptohet se tashmë e ka hedhur pas krahëve historinë e saj me Brunon dhe ka nisur një romancë të re.
Rikujtojmë se disa ditë më parë ish-konkurrenti sqaroi përfundimisht arsyen e ndarjes së tyre. Në një intervistë të dhënë për “News 24”, Bruno shprehu se ishin disa faktorë që ndikuan në prishjen e marrëdhënies mes tij dhe Anës. Mes këtyre faktorëve Bruno veçon, famën, komentet e ndjekësve, dhe deklaratat që Ana ka dhënë nëpër intervistat që ka zhvilluar.
Megjithatë ish-konkurrenti shprehet se ishte më mirë që gjërat shkuan kështu, për të evituar një situatë më të keqe më vonë.
“Ka të bëjë edhe fakti që shpesh nëse futesha nëpër komente njerëzit thonin që do ndahen. Kjo më ka bërë çudi në çdo shoë. Mu më vjen keq të hedh poshtë çdo të mirë që kam kaluar me njerëzit prandaj nuk kam folur. Nuk kam tradhtuar! Por mbaroi për shumë aryse, ndoshta për shkak të famës. Unë jam tip që i vë re shumë detajet, jam i sëmurë. Pashë 2-3 intervista të fundit që ajo dha dhe nuk u ndjeva fare mirë. Në një intervistë të saj më erdhi shumë rëndë, më peshoi shumë. Të folurën për muhabete ‘shtrati’, gjëra që mund të duken ‘old fashion’ por për mua çfarë ndodh në një dhomë me 4 mure ngelet aty. Çfarë ndodh në lidhje me të shkuarën ti zgjedh ta ndash. Pse duhet të bëj si gjynah, “kam qenë në emigrim kam vuajtur”, edhe unë kam qenë në emigrim. Këto detaje nuk më kanë pëlqyer. Kam hedhur një postim ironik me limonin që është më i ëmbël de luleshtyrdhja, dhe hëngra bllok. Më mirë kështu, i parandalon gjërat në këtë pikë, para se të bëhen më keq më vonë. Zgjati diku te dy muaj e pak”– tha Bruno.