Libri i ri autobiografik i Princ Harry do t’i shkaktojë familjes mbretërore shumë shqetësime, sipas burimeve të shumta.
Libri i Dukës së Sussex-it prej 20 milionë dollarësh përmban bomba të vërteta,siç raporton ‘Page Six’. Ai pritet të publikohet në vjeshtën e vitit 2022, pavarësisht raporteve se është shtyrë dhe sipas një burimi: “Është plot me të pathëna, kjo është e sigurt”.
Një tjetër burim publikimi shtoi: “Ka shumë histori të reja për të kaluarën për të cilat Harry nuk ka folur më parë, për fëmijërinë e tij… ka një përmbajtje që duhet ta bëjë familjen e tij nervoze.”
Siç zbuloi më parë ‘Page Six’, Harry ka shkruar shumë rreth jetës së tij, megjithatë, duke mos përfshirë asgjë nënçmuese për gjyshen e tij, Mbretëreshën Elizabeth.
Harry, 37 vjeç, ka bashkëpunuar me shkrimtarin fantazmë J.R. Moehringer. Fituesi i ‘Pulitzer’ ka shkruar më parë një libër për legjendën e tenisit Andre Agassi dhe bashkëthemeluesin e Nike, Phil Knight, si dhe autobiografinë e tij, “The Tender Bar”, që u bë një film i vitit 2021 me regji të George Clooney dhe me Ben Affleck.
Libri do të ndjekë linjën e mëparshëm të pretendimeve të bujshme të Harry-t për familjen mbretërore – duke përmendur “racizmin” e supozuar nga anëtarë të paidentifikuar në intervistën shpërthyese me Oprah Ëinfrey dhe duke thënë se babai i tij, Princi Charles dhe vëllai i madh, Princi Ëilliam, janë “të bllokuar. ” brenda roleve të tyre.
“Unë po e shkruaj këtë jo si princi që kam lindur, por si njeriu që jam bërë”, tha Harry në një deklaratë pasi lajmi u publikua korrikun e kaluar. “Kam veshur shumë kapele gjatë viteve, si në kuptimin e parë ashtu edhe në kuptimin figurativ, dhe shpresa ime është që duke treguar historinë time – arritjet dhe uljet, gabimet, mësimet e nxjerra – mund të ndihmoj të tregoj se pavarësisht nga vijmë, ne kemi më shumë të përbashkëta sesa mendojmë. Unë jam thellësisht mirënjohës për mundësinë për të ndarë atë që kam mësuar gjatë jetës sime deri tani dhe i emocionuar që njerëzit të lexojnë një rrëfim të drejtpërdrejtë të jetës sime që është i saktë dhe plotësisht i vërtetë.”
Harry – i cili u largua nga familja mbretërore me gruan e tij, Meghan Markle, në mars 2020 – tani jeton në Kaliforni, me Markle dhe fëmijët e tyre, Archie dhe Lili.
Familja muajin e kaluar fluturoi në Mbretërinë e Bashkuar për të festuar Jubileun e Platinit të Mbretëreshës Elizabeth, por u ndalua të shfaqeshin publikisht në ballkonin e Pallatit Buckingham pasi ata nuk janë më pjesë e familjes mbretërore.