Humbi betejën me kancerin, ja mesazhet kurajuese që jepte Vjosa Osmani pak kohë më parë

0
201

Vjosa Berisha është ndarë nga jeta ditën e sotme (23 qershor) në spitalin University College Hospital në Londër, pas një beteje disamujore me kancerin e vezoreve.

Lajmin e trishtë e dha bashkëshorti i saj, Fatos Berisha në një postim në Instagram ku shkroi: “Me pikëllim të thellë bëjmë të ditur se e dashura jonë Vjosa Berisha ndërroi jetë, sot me datë 23 qershor në spitalin University College Hospital në Londër.

Datën dhe vendin e varrimit do ta bëjmë të ditur më vonë”

Producentja u diagnostikua me sëmundjen e rëndë në mars 2021 dhe iu nënshtrua operacionit për heqjen e kancerit, por se ka fituar dot “luftën”.

Gjatë një interviste në tetor të vitit të kaluar rrëfeu momentin kur zbuloi lajmin e trishtë, teksa u shpreh se ishte shokuese për të dhe familjarët e saj.

Pasi iu nënshtrua operacionit për heqjen e kancerit, ajo vazhdoi të ushtrohej në palestër dhe momentet i ndante me ndjekësit në Instagram, duke inspiruar të gjithë njerëzit që vuajnë nga kjo sëmundje.

 “Në mars të këtij viti zbulova se isha me kancer në vezore. Ishte moment i vështirë, si për mua, ashtu edhe për Fatosin, Lekën dhe prindërit e mi. Nuk i kemi treguar në fillim. Pas konsultave, më thanë që duhej të operohesha. Jam njeri praktik në jetë dhe tek sëmundjet, duhet të shohësh të gjesh zgjidhjen. Kur më tha mjeku që duhet të operohem thashë: Ok, të shohim ku mund të gjendet zgjidhja, ku të gjejmë financat, si ta bëjmë. Ishte shok për familjarët e mi, por unë i thashë që përqendrohuni në gjërat e tjera, se duhet të kryhet kjo.

Më 7 prill bëra operacionin, shkoi me sukses. S’kishte përhapje të kancerit, mbas operacionit kam filluar kimioterapi. Mendoj se është një sëmundje si të tjerat, fatmirësisht në ditët e sotme kurohen. Duhet trajtohet si çdo sëmundje tjetër, të kenë kujdes me ushqimin, ta marrin me sportivitet dhe të dëgjojnë këshillat e mjekut. Ti bën atë që mundesh të bësh, gjë tjetër s’ke çfarë bën”, tha ajo në intervistën për “Prive” në muajin tetor.

Vjosa Berisha rrëfeu gjatë intervistën njohjen me bashkëshortin, producentin Fatos Berisha, me të cilin ka një djalë, Lekën.Ajo u shpreh se sapo ishte kthyer nga Londra kur u takuan së bashku dhe brenda 1 viti dashuria e tyre u kurorëzua në martesë.

Producentja tregoi se kishin 28 vite së bashku dhe “dhënia e hapësirës ndaj njëri-tjetrit” ishte sekreti i jetëgjatësisë së martesës së tyre.

 “Sa u ktheva nga Londra jemi takuar rastësisht me Fatosin. Jemi takuar në një lokal, në atë kohë ishte e pakënaqur që u ktheva në Prishtinë, doja të qëndroja në Londër. U njohëm përmes miqve në fund të dhjetorit 1992. E kam “rrotulluar” pak derisa u lidhëm në shkurt. Atëherë nisëm të dilnim bashkë dhe brenda një viti i përmbyllëm të gjitha, ngela shtatzënë, u fejova, u kurorëzova.  Kemi gati 28 vite bashkë. Sekreti i kësaj marrëdhënie afatgjatë është të mësuarit për t’i lënë hapësirë njëri-tjetrit. E kemi mësuar rrugës”, theksoi Vjosa Berisha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here