Krist Aliaj dhe Keisi Medini, nisën një romancë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” e cila nuk zgjati shumë gjatë. Gjatë qëndrimit në shtëpi, Keisi kërkoi që të përfundonte romancën që kishte nisur me Kristin pasi dëshironte të fokusohej më shumë në lojën e saj. Mirëpo pas daljes nga shtëpia, kur këngëtarja u pyet nëse do ta vazhdonte jashtë atë që la përgjysmë në BBV me Kristin, ajo u përgjigj duke thënë se pasi të mbarojë spektakli do të jetë në pritje të një mesazhi nga ai, pra modelja duket se e ka menduar dhe njëherë rikthimin me finalistin.
Mirëpo duket se nuk mendohet e njëjta gjë nga Kristi. Së fundmi në shtëpinë e famshme është zhvilluar programi “Ëake UP” nga dy moderatorët e programit Blendi Salaj dhe Enxhi Nasufi ku kanë intervistuar Kristin, i cili është pyetur nëse mendon se pas daljes mund të ketë një rikthim mes tij dhe ish-banores. Ai u përgjigj se do dukej e çuditshme të kërkonte të njëjtën gjë që është mbyllur njëherë, duke lënë të kuptohet se nuk ka hapsirë për rikthim.
“Me mendime nuk do flas, si u zhvillua këtu me mënyrën si perfundoi këtu do ishte çudi të riktheheshim dhe të kërkoja të njëjtën gjë nëse diçka mbyllet me mirë të jetë e mbyllur…”- u përgjigj ai.