120 mijë euro për një koncert? Loredana ka një përgjigje ironike për të gjithë

0
206

Një nga koncertet më të rëndësishëm të muzikës shqiptare në Europë është “Alba Festival”, i cili mbahet në Zvicër dhe këtë vit u zhvillua në datat 2 dhe 3 korrik. Në skenën e tij këtë vit u ngjitën disa emra të rëndësishëm të muzikës si Elvana Gjata, Dafina Zeqiri, Yll Limani, Tayna, Ledri Vula, Kida apo Dhurata Dora, ndërkohë ra në sy mungesa e Loredanës.

Arsyeja e mungesës së saj është bërë e ditur nga vetë reperja në Instagram, ku u shpreh se do duheshin 120 mijë euro për pjesëmarrjen e saj, shumë që mesa duket nuk është paguar nga organizatorët, duke qenë se është nga shifrat më të larta që është dëgjuar ndonjëherë për të tilla evente.

Pas kësaj deklarate nga Loredana, nuk kanë munguar kritikat në rrjet, me shumë fansa të këngëtares që e kanë konsideruar kërkesën e saj si diçka vërtetë të tepruar dhe mbi të gjitha se duhet të bënte një kompromis për të qenë pranë publikut të saj, duke qenë se edhe jeton dhe zhvillon karrierën në Zvicër.

Si i është përgjigjur Loreda kritikave? Epo thonë që plumbi nxirret me plumb dhe kritikat për paratë kundërshtohen po me para, ose të paktën kështu mendon artistja. Loredana thjesht ka postuar ditën e sotme këtë foto në Instagram, por nuk e dimë nëse do të tregojë që paratë janë shumë të rëndësishme për të apo paratë nuk janë problem dhe nuk ka qenë ajo arsyeja e vërtetë që ka munguar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here