Programi i qeverisë Rama 3/ Nga ndihma për familjet e reja, tek legalizimi i çdo banese

0
209

Rimëkëmbje e ekonomisë, Mirëqenie për të gjithë, Modernizim për zhvillim, Familja dhe Shqipëri e fortë. Socialistët angazhohen që deri në fund të pranverës 2022 nuk do të ketë më asnjë gjurmë të tërmetit duke investuar 60 miliardë lekë për tre vite. Synohet përfundimi 4500 banesa të reja individuale, 12 mijë apartamente përfshi përfundimin e rehabilitimin dhe ndërtimin e 160 çerdheve, kopshteve, shkollave e konvikteve.

Rilindja Urbane nëpër fshatra do të thellohet e zhvillohet më tej në mandatin e trete . Synohet që përmes saj te zhvillohet fshati duke investuar më shumë në infrastrukturë, shërbime shëndetësore e arsimore, përfshi agro-përpunimin, turizmit dhe mjedisin.

Ambicia qeverisë së re është dhënia fund e procesit 30-vjeçar të ndërtimeve pa leje brenda vitit 2022, ku asnjë banesë shqiptare që mund të legalizohet, nuk do të ketë mbetur pa u legalizuar. Digjitalizim të gjitha shërbimeve për pronësinë. Përfundim të procesin e regjistrimit fillestar të pasurive në të gjithë zonat kadastrale të bregdet përfshi dixhitalizimin e kadastrës duke e kthyer shërbimin kadastror një shërbim të aksesueshëm përmes e-albania.

Familjeve të reja do t’u ofrohet 1 milion lekë mbështetje për pagesën fillestare dhe zbutjen e interesit për blerjen e shtëpisë. Programi i banesave sociale parashikon ndërtimin e rreth 2000 banesa në vit përmes një fondi 100 milionë euro të Bankës Europiane të Investimeve. Qeveria Rama 3 angazhohet në rritjen e ndihmës ekonomike çdo vit. Rritjen e pensioneve, dhe bonusin e fund-vitit për pensionistët.

Një paketë e re kujdesi i është dedikuar fëmijëve ku përfshihen. Ndërtimi 2 materniteteve të reja. 10 mijë lekë në muaj për shpenzimet e çerdhes apo kopshtit për familjet me të ardhura deri në 100 mijë lekë muaj. Dy programe të dedikuara falas për kujdesin e syve dhe atë oral, për të gjithë fëmijët e moshës 6-15 vjeç si dhe ndërtimi Qendrës Kombëtare me sipërfaqe rreth 4500 m2, pranë liqenit artificial në Tiranë.

Programi i Transformimit të Shëndetësisë 2030 synon Mbulimi Shëndetësor Universal si objektiv afatgjatë. Pilotim të modelit të ri të autonomisë spitalore në Spitalin e Ri në Fier për të vijuar me përshkallëzimin në spitalet e tjera. Brenda vitit 2025 pasja e katër poleve spitalore që do të bëhen Qendra Reference Diagnostikuese dhe Trajtuese në katër rajonet e vendit.

Në arsim synohet të mësuarit e gjuhës angleze që nga klasa e parë e arsimit bazë Shtimi klasave të profilizuara sportive. Tekstet shkollore falas për të gjithë nxënësit e arsimit bazë. Ndërkombëtarizimi i Arsimit të Lartë –përmes hapjes së filialeve të Universiteteve më të mira ndërkombëtare në Shqipëri.

Në mbështetje të vijimin e reformës synohet rritja e numrit të magjistratëve në Shkollën e Magjistraturës. Rritje të aksesit për qytetarët nëpërmjet digjitalizimit të sistemit të drejtësisë e krijimit të platfomës “Drejtësia Ime”. Hartim dhe miratim të ligjin për Arbitrazhit tregtar. Kodi të ri Penal për të ashpërsuar goditjen ndaj kriminalitetit dhe pandëshkueshmërisë.

Suksesin e shërbimeve dixhitale përmes E-Albania në mandatin e tretë synohet të zgjerohet më tej me nënshkrim ose vulë elektronike për të gjitha shërbimet në e-Albania. Krijimin e platformën e-Rezidenca për mundësimin e investimemeve të huaja pa nevojën e prezencës fizike të investitorëve në vendin tonë. Ambicja është edhe njohja e nënshkrimit dhe vulës elektronike me vendet e rajonit.

Programi pashikon një sërë projektesh edhe për kulturën ku përfshihen Skema Kombëtare “Bonusi i Rijetëzimit”, një financim për restaurimin dhe kthimin e objekteve brenda qendrave historike, në modele të qëndrueshme biznesi. Ndërtimin e Parkun të Artit,] në zonën e ish-Kinostudios “Shqipëria e Re” bashkë me Muzeun e Filmit, Muzeun Hebraik Shqiptar si pjesë integrale Qendrës Historike të Vlorës si dhe Rijetëzimim e Amfiteatrit Durrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here