Këtë fjali, ia thotë Vincent (që luhet nga Danny DeVito) vëllait të tij binjak Julius (që luhet nga (Arnold Schwarzenegger) në filmin Binjakët (Twins).
Mund të jetë edhe rastësi, por pas zbulimit të fundit të prejardhjes shqiptare të DeVitos të shkon mendja se aktori komik e ka propozuar vetë këtë fjali në tekst. Aktorët kontribuojnë nganjëherë fjali të tilla në filmat ku luajnë.
Për shembull në filmin “The New Guy”, aktorja Eliza Dushku i thotë diçka në shqip djaloshit me të cilin po bie në dashuri. Dhe pastaj ia shpjegon se çfarë ka thënë duke shtuar se “Gjyshen e kam shqiptare”. Nga fundi i filmit edhe ai ia kthen me një fjali në shqip që mesa duket e ka mësuar në internet.
Eliza Dushku ka treguar më vonë se e ka futur dialogun si një nderim për prejardhjen e saj.
Aktorët i bëjnë këto nganjëherë për ta bërë filmin më personal si dhe është “një shkelje syri” për familjarët që e shohin e filmin.
Filmi komik “Twins” tregon historinë e dy vëllezërve që ndonëse janë binjakë nuk ngjajnë fare, as nga fiziku e as nga katakteri. Arnoldi ishte bërë i famshëm nga filmi Terminator dhe ishte i gjatë dhe një mal me muskuj, kurse DeVito, nga aktorët më të shkurtër në histori e topolak.
Personazhi që luan Arnoldi (Juliusi) është i zgjuar por naiv, kurse Vincent është një mashtrues që sajon vazhdimisht gjëra për të përfituar.
Të dy sipas skenarit në film janë rezultat i një eksperimenti shkencor për të kombinuar AND-në e gjashtë burrave për të krijuar fëmijën e përkryer. Julius ka dalë ashtu. Vincenti ka dalë skarco dhe beson se kanë braktisur me qëllim në derën e një jetimoreje.
Kur Vincenti vendos ta prezantojë Juliusin me familjen e tij dhe e merr për t’i blerë një kostum duke i thënë se “nuk mund të të prezantoj me mamanë i veshur kështu si bari dhish nga Shqipëria”.
Të dalin pastaj me kostum njësoj në një nga skenat më popullore të filmit. Filmi është i vitit 1988. Brezat e rinj mund të mos e kenë parë, por në atë kohë pati sukses shumë të madh./Marrë nga Ilyria