Reperi amerikan DaBaby i cili bashkëpunoi me Dua Lipën në 2020 për super hitin “Levitatig” dhuroi një performancë të paharrueshme në vendin e saj të origjinës.
DaBaby, emri i vërtetë i të cilit është Jonathan Lyndale Kirk ka performuar një natë më parë në një nga klubet e Prishtinës. Së fundmi janë bërë publike pamjet nga T7, brenda koncertit të reperit ndërkombëtar. Përpos performancës elektrizuese, në videon e postuar u panë edhe motrat Istrefi, Era dhe Nora si dhe reperi Mozzik.
Tre artistet e njohur shqiptarë ndodheshin gjithashtu në klub për të performuar, krahas Ba Baby-t.
Ju kujtojmë që ylli amerikan vitin e kaluar pati një rënie në karrierë pas deklaratave homofobike që ai bëri në festivalin “Rolling Loud”, të cilat u bënë temë diskutimi në të gjitha mediat. Gjë për të cilën i doli kundër edhe Dua e cila deklaroi se edhe pse ka një bashkëpunim me të nuk ndajnë qëndrime të njëjta.
Më pas DaBaby u detyrua t’i kërkonte falje komunitetit LGBTI+, por pavarësisht kësaj, shumë festivale filluan ta bojkotojnë atë dhe kështu ai humbi shumë koncerte. Kjo “rënie” mendohet se ka qenë arsye se pse ai ka pranuar të këndojë edhe në koncerte private në Kosovë.