Një grua afgane interviston zëdhënësin e talebanëve, kritikat ‘live’

0
202

Gazetarja e njohur nga Afganistani e cila bëri histori pasi ishte e vetmja që intervistoi një përfaqësues të talebanëve është larguar nga vendi, për shkak të frikës shkruan CNN.

 “U largova sepse edhe unë si miliona njerëz të tjerë kam frikë”- ka thënë gazetarja. Beheshta Arghand, gazetarja e Tolo News intervistoi zëdhënësin e talebanëve Mawlawi Abdullhaq Hemad më 17 gusht dhe e kritikoi atë për shqetësimet në lidhje me të drejtat e grave pas marrjes së Kabulit nga talebanët dhe rënies së qeverisë Ashraf Ghani.

Intervista u transmetua drejtpërdrejt në kanal dhe bëri bujë pasi gazetarja ishte e vetmja grua afgane që intervistoi një nga luftëtarët talebanë.

Pas zhvillimeve të fundit, gazetarja 24-vjeçare tani është larguar nga vendi sepse ajo mendonte se ishte e rrezikshme për të që të vazhdonte të jetonte në Afganistan. Thuhet se ajo fluturoi në Katar të martën me anëtarët e tjerë të familjes së saj.

Ndërsa pronari i ToloNews, Saad Mohseni, komentoi se rasti i Arghand është emblematik i situatës në Afganistan: “Pothuajse të gjithë gazetarët tanë të njohur janë larguar. Ne po punojmë si të çmendur për t’i zëvendësuar ata me njerëz të rinj”- tha Mohseni për CNN.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here