Amber Heard mund të jetojë në një nga zonat më të pasura në SHBA, por – pak kohë nga humbja e betejës ligjore ndaj Johnny Depp – ajo duket se do tu tregojë të gjithëve se nuk është ‘edhe aq e pasur’.
Aktorja – e cila u pa javën e kaluar duke blerë në një dyqan me veshje të lira ‘TJ Maxx’ në Neë York – u pa gjithashtu duke blerë -vetë- disa artikuj nga një dyqan ushqimor në Citarella. Ylli i “Aquaman” u fotografua duke biseduar me shitësin e peshkut ndërsa zgjidhte salmon.
“Ajo ishte shumë modeste. Pa makiazh. Të gjithë e lanë vetëm.” -ka thënë një burim për ‘Page Six’.Më parë Amber është parë duke darkuar në restorantin grek ‘Calissa’ në Neë York, me motrën e saj, Ëhitney Heard dhe dy fëmijët e Ëhitney. Ëhitney ka qenë në krah të Amber-it, duke dëshmuar në gjyq dhe duke postuar në Instagram pas vendimit, ku shkruante “Unë ende qëndroj me ty, motër.”
Heard i detyrohet Depp 8.4 milionë dollarë dëmshpërblim. Burimet i thanë më parë ‘Neë York Post’ se ajo nuk mund ta paguajë këtë shumë për shkak të tarifave të majme ligjore. Alafair Hall, zëdhënësi i Heard, tha se aktorja kishte në plan të apelonte vendimin, sipas Neë York Times. Pra, ajo do të kërkojë në një gjykatë më të lartë që të rrëzohet vendimi i një gjykate më të ulët.
Heard kërkoi 100 milionë dollarë në një kundërpadi kundër Depp, në të cilën ajo pretendonte se për të ishte shpifur nga agjenti i tij i shtypit, i cili i përshkroi akuzat e saj si “një mashtrim abuzimi” që synonte të përfitonte nga lëvizja #MeToo. Ajo ia doli vetëm në një pikë dhe u shpërblye me 2 milionë dollarë.
Ndoshta fakti që nuk mund të paguajë detyrimin ndaj Johnny-t është arsyeja pse Amber po paraqitet kaq modeste dhe në vende të lira duke bërë vetë pazare?