Getoari bën rrëfimin prekës: Kur lindi Marget zbulova sëmundjen e rëndë

0
166

Reperi i njohur Getoar Selimi ose ndryshe i njohur me emrin e artit Gheto Geasy, ka rrëfyer për herë të parë një ndër momentet më të vështira të jetës së tij, kur zbuloi sëmundjen e rëndë që kishte.

Teksa ishte i ftuar në “Zemër Luana” artisti u vu përballë disa pyetjeve dhe një ndër to ishte: Cili ka qenë mendimi i parë kur ke marrë Marget në krahë?

Këngëtari tregoi se teksa Marget po lindte ai ka zbuluar se vuante nga një sëmundje e rëndë por në momentin e parë që ka mbajtur vogëlushen e tij në krah ka harruar gjithçka duke i premtuar asaj se çdo do shkojë në rregull.

“Në ditën kur ka lindur Marget, aty zbulova një sëmundje timen dhe ishte paksa e vështirë për mua por në momentin kur e kam marrë Marget në dorë e kam ditur që çdo gjë do të shkojë në rregull.”- tha Getoari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here