Festa pas divorcit me Tom Cruise, Nicole Kidman sqaron pas 20 vitesh fotot e famshme

0
46

Mbi 20 vjet pasi çuditi botën, Nicole Kidman më në fund ka zbuluar se çfarë fshihej pas fotos virale të saj duke festuar divorcin nga Tom Cruise.

Rezulton se fotoja nuk kishte asnjë lidhje me divorcin, pasi Kidman foli për herë të parë për këtë çështje në një intervistë për revistën britanike GP.

“Kjo nuk është e vërtetë,” tha Kidman për thasthethemet se ajo po ecte në rrugë e lumtur pas divorcit. “Nuk isha unë,” tha ajo, përpara se të shtonte, “Kjo ishte nga një film. Kjo nuk ishte jeta reale. Unë e njoh atë imazh!”

Megjithatë, ajo nuk ka deklaruar se cilit film i referohej.Fotoja u vu edhe një herë në qendër të vëmendjes kur Jenna Deëan e postoi në Story-t e saj në Instagram pasi ajo dhe Channing Tatum zgjidhën divorcin e tyre.

Nicole Kidman dhe Tom Cruise u martuan në vitin 1990. Ata adoptuan vajzën Isabella, tani 31 vjeç dhe djalin Connor, tani 29 vjeç, përpara se të ndaheshin në vitin 2001.

Cruise u martua me Katie Holmes në vitin 2006, ndërsa çifti u divorcua në 2012-ën.

Sa i përket Kidman-it, ajo filloi të takohej me Keith Urban në vitin 2005, dhe ata u martuan një vit më vonë. Ata janë prindër të vajzave Sunday, 16 vjeç dhe Faith, 13 vjeç.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here