Kim Kardashian është një nga njerëzit më me ndikim në ditët e sotme, por edhe asaj ia kishte vjedhur zemrën Johnny Depp në rininë e hershme.
Megjithatë, duke pasur parasysh bujën rreth Depp-it dhe padinë e tij për shpifje kundër Amber Heard, një intervistë e dhënë nga Kardashian në vitin 2020 është rikthyer në qendër të vëmendjes.
“Unë isha e fiksuar pas Johnny Depp kur isha adoleshente”, tha Kardashian për Daily Life Australian.
“Mendoja se ai ishte shumë i nxehtë. Ai ishte i mrekullueshëm me atë sjelljen prej “çuni të keq”- veçanërisht kur ishte me Ëinona Ryder dhe më pas Kate Moss.”
“Unë nuk shkova pas “djemve të këqij”, por sigurisht që isha e tërhequr fizikisht nga Johnny Depp.”
Kujtojmë që tashmë Kardashian tashmë është në një lidhje me aktorin e humorit Pete Davidson.