“A ke në plan ndonjë bebe?”/ Donald Veshaj flet për herë të parë për djalin e Bora Zemanit: E kam një

0
212

Ashtu si pothuajse në çdo puntatë, Bora Zemani ka qenë e përsëri pranishme (edhe pse jo fizikisht), në puntatën e fundit të emisionit të vëllezërve Veshaj. Kjo sigurisht përmes deklaratave të Donald Veshaj.

Që në puntatën e parë aktori i humorit nuk ka ngurruar të flasë, për moderatoren dhe historinë e tyre të shumë komentuar. Megjithëse nuk ka folur asnjëherë konkretisht në lidhje me zërat për ribashkim, ai ka lënë gjithnjë të kuptohet që tashmë ata janë bashkë.

Dhe kështu ka ndodhur edhe së fundmi gjatë puntatës së emisionit të tij ku kishte të ftuar moderatoren Dojna Mema dhe partnerin e saj, këngëtarin Vlashent Sata. Teksa po flisnin në lidhje me shtatzëninë e Dojnës, Donaldi me komentet e tij tregoi se i pëlqenin shumë fëmijët. Në një moment gjatë bisedës në lidhje me emrin e fëmijës së Dojnës, kjo e fundit e pyeti Donaldin nëse ka palne për ndonjë fëmijë.

 “Po ti ke ndonjë plan për vete për ndonjë bebe tani afër që mos të ta marrim ty?”-pyeti Dojna, ndërsa Donaldi ka habitur përsëri me përgjigjen e tij duke thënë: “Po ska gjë se e kam dhe një tjetër më të mirë.” Menjëherë përgjigja e tij është lidhur me djalin e Bora Zemanit, të cilin e ka nga lidhja me Dj Vin Velin. Donaldi nuk ka folur më parë në lidhje me djalin e moderatores dhe pavarësisht as kësaj here se ai nuk përmendi emra, mimikat dhe përgjigja e tij u përkthyen nga fansat si një deklaratë e tij për Borën dhe djalin e saj.

Fragmenti është shpërndarë menjëherë nga fansat në rrjetet sociale, ku kanë shpërthyer edhe komentet. Pothuajse të gjithë komentuesit janë të të njejtit mendim teksa etiketojnë Borën në seksionin e komenteve.

Përpos postimeve në rrjetet e tyre sociale, që ngrejnë dyshime dhe shkaktojnë bujë, detaje të reja janë vënë re nga ndjekësit të çiftit të shumëkomentuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here