Ish-partnerja e repreti Mozzik, Loredana, ka trazuar sërish rrjetin. Ajo ka publikuar në rrjete sociale një foto ku shihet një atlete bebi dhe krahas saj shkruhet “2?”
Kjo ka nxitur dyshime se këngëtarja ka në plan ose do të bëhet nënë për herë të dytë! Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për ndonjë projekt muzikor, apo ka të bëjë vërtetë me një bebush.
Kujtojmë se Loredana së bashku me reperin e njohur Mozzik janë prindër të një vogëlusheje, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Hana.
Pas shumë fjalëve të thëna lart e poshtë, Loredana konfirmoi para disa kohësh ndarjen nga Mozzik. Përmes një postimi në Instagram, ajo është shprehur se është ndarë sërish nga reperi.
Loredana ka thënë se të dy ata janë shumë kokëfortë dhe se pas realizimit të albumit të përbashkët kuptuan se nuk mund të kenë një marrëdhënie të shëndetshme.