Këngëtari shqiptar flet pas operacionit të vështirë në zemër

0
180

Vitet e fundit nuk është shumë aktiv në muzikë, ndonëse mbetet një emër i pëlqyer nga publiku.

Po flasim për Berkan Beka, i cili së fundmi është përballur me një moment të vështirë në jetën e tij. Këngëtari ka realizuar një operacion në zemër. Në një intervistë për Prive, Beka ka rrëfyer gjendjen e tij shëndetësore pas operacionit të vështirë.

 “Mirë jam, tani mirë. Sepse me të vërtetë e kalova një periudhë shumë të vështirë. Së pari falënderoj të gjithë njerëzit që përmes Instagramit që më kanë telefonuar. Me qindra njerëz nuk kam mundur që t’iu përgjigjem të gjithëve. Nuk themi kot që në këto ditë shihet njeriu se sa duhet”, u shpreh ai.

“Faleminderit familjes, Zotit. Tani më mirë jam, patjetër e kam që të shkoj te e mira”, -shtoi Berkani. Pas kësaj periudhe të vështirë, këngëtari premtoi se do të kthehet me projekte të reja muzikore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here