Gent Zenelaj: Në shtëpinë tonë ligjin e bën gruaja

0
157

Në një intervistë që ka dhënë së fundmi, aktori Gentian Zenelaj ka rrëfyer mjaft detaje nga jeta personale.

Gjatë rrëfimit për emisionin “Part Time” në TV Klan, Genti nuk i shpëtoi pyetjes se kush e bën ligjin në shtëpinë e tyre. “Ligjin e bën gruaja”, u përgjigj aktori.

“Në shtëpinë tonë e bën ligjin gruaja, e cila ka dashur Zoti që të ishte Aida, kështu që gruaja.”, theksoi aktori duke folur më pas dhe për martesën.

“Martesa ime ka qenë një malore, malore, malore, jo në aspektin e marrëdhënies time me Aidën, por realisht e kemi nisur me një shtëpi të palyer.

E kemi nisur  me mobilje të kohës së Enverit dhe me një biçikletë.  Ma beso që çdo gjë në këtë jetë e kam vendosur bashkë me Aidën.”, tha aktori i mirënjohur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here