Familja e Shpat Kasapit, mesazh për publikun pas humbjes së artistit

0
4

Familja e artistit të ndjerë Shpat Kasapi, dolën me një reagim publik pas humbjes së parakohshme të këngëtarit.

Ata, përmes një postimi, falënderuan miqtë, kolegët dhe publikun për ngushëllimet dhe mbështetjen që u dhanë gjatë kësaj periudhe të vështirë.

Të dashur familjar, miq, kolegë, dhe të gjithë ju, publik e dashamirë të muzikës së Shpatit. Në emër të familjes sonë, ju falënderojmë nga zemra secilin prej jush për mbështetjen, ngushëllimet dhe respektin që na keni dhënë në këto ditë të rënda. Falë jush, kujtimi i Shpatit u nderua ashtu siç e meritonte, me dashuri dhe me mirënjohje”, kanë shkruar familjarët e artistit të ndjerë.

Ikja e tij në amshim është një humbje e madhe, jo vetëm për ne si familje, por për gjithë komunitetin artistik shqipfolës dhe për të gjithë ata që e deshën artin dhe muzikën e tij. Jeta është e tillë, jetojmë sot, por nesër mund të ikim, dhe pikërisht për këtë arsye, kujtimet e bukura mbeten pasuri e përjetshme”, shtuan ata mes tjerash.

Komuniteti artistik u trondit së fundmi me lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të artistit Shpat Kasapi.

Ai vdiq pas një sulmi në zemër, duke lënë pas familjen e tij të ngushtë, përfshirë djalin trevjeçar nga martesa e tij me Selvije Jaon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here