Floriana Garo, në një intervistë të fundit në programin “Shije Shtëpie”, ndau eksperiencën e saj mbi sfidat e bashkimit të karrierës dhe jetës familjare. Ajo theksoi se, për të pasur një marrëdhënie të shëndetshme dhe funksionale, është e rëndësishme që të vendosësh prioritetet e duhura dhe të gjesh një ekuilibër mes zhvillimit personal dhe marrëdhënies.
Ish-zëdhënësja e Partisë Demokratike e tregon vendimin e saj të madh për të ndryshuar drejtimin e jetës. Ajo u largua nga jeta e njohur në ekran dhe vendosi të ndjekë rrugën e familjes, duke u transferuar në Zvicër për t’u bërë bashkëshortja e një avokati. Në këtë periudhë, ajo kuptoi se nuk ishte më vetëm Floriana, por gruaja e avokatit, një rol që kërkonte të lëshonte pas shumë prej projekteve dhe ambicieve të saj.
Floriana Garo: Unë kam pasur një karrierë përpara sesa të martohesha. Një karrierë ku kam qenë shumë e njohur, shumë e realizuar me të gjitha dhe një moment e shkëputa, e ndërpreva karrierën time për të qenë gruaja e… tim shoqi, e avokatit në këtë rast që ishte në Zvicër. Unë nuk isha më Floriana, por isha gruaja e avokatit. Nuk ishte e thjeshtë të përballeshe edhe me këtë situatë, megjithatë për mua ishte shumë e rëndësishme familja, ndërtimi i familjes, krijimi i familjes, fëmijët dhe të gjitha këto saqë e lashë egon time mënjanë deri diku